Ivanov: Të pakënaqur me shkëmbimet ekonomike me Shqipërinë
Tiranën po e viziton Presidenti maqedonas George Ivanov, i cili në takimet me autoritetet me të larta shqiptare, ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.Ivanov, nisi axhendën me takimin me homolugun Bujar Nishani dhe konfereca e përbashkët për shtyp, u dominua nga qëndrimi i dy Presidentëve, për të mbrojtur interesat e bashkombasve të tyre.Kreu i Shtetit shqiptar i kujtoi Ivanov, respektimin e marrëveshjes së Ohrit.Nishani: “Situata dhe të drejtat e popullësisë shqiptare në Maqedoni janë të lidhura ngushtë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila duhet të zbatohet sa më parë dhe e plotë në të gjithë elementët dhe ne frymën saj, veçanërisht në atë të përfaqësimit proporcional në institucionet qendrore, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, parashikimet reale buxhetore për të gjitha rajonet, si dhe në qeverisjen vendore”.Por homolgu Ivanov, do i përgjigjej Nishanit me të njëjtën monedhë.Ivanov: "Ne kemi bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe të gjitha minoriteteve në Maqedoni. Presim që edhe Shqipëria të mundësojë të drejtat e pakicave maqedonase. Ne nuk duhet ti shohim pakicat si të ndryshëm, por si të njëjtë”.Ivanov:I pakenaqur me shkembimet ekonomike me ShqipërinëPresidenti maqedonas, shprehu hapur pakënaqësinë për nivelin e ulët të shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.Ivanov: "Ka një gjë që nuk jemi të kënaqur nga takimi im nga 2011 deri sot, kemi një farë shkëmbimi ekonomik, por dy shtete fshinje nuk është në rregull që të kenë një shkëmbim prej vetëm 120 milionë dollarë duke pasur një sufiçit nga ana maqedonase.Madje Shqipëria nuk i takon as grupit të 20 shteteve të para me të cilat kemi një shkëmbim ekonomik.Kjo tregon se këto marrëdhenie të përkthehen edhe në një bashkëpunim mes dy kryebashkësive tona afariste".Ivanov refuzoi të komentonte mbi përgjimet e politikanëve, përfshirë edhe shqiptare në Maqedoni.Ivanov: "Kjo është një çështje e karakterit të brendshëm dhe jashtë Maqedonisë nuk i trajtoj këto çështje”.Presidenti maqedonas, zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.