54 mijë fëmijë në situatë rruge, USAID: Risk për abuzim seksual
54.000 të mitur në Shqipëri gjenden në situatë rruge. Arsyet janë ato ekonomike, shfryëzimi që u bëhet të vegjëlve apo lindja nga martesa të detyruara të parkohëshme. Ky është një studim i USAID në të cilën rekomandohet që kjo situatë duhet të ndryshojë sepse keta të mitur rrezikojnë të jenë edhe viktima të abuzimeve seksuale. 54.000 të mitur punojnë në rrugë, ata lypin, mbledhin material të riciklueshme apo tregtojnë. Shifrat raportohen nga një studim i USAID në të cilën thuhet se 7.7% e fëmijëve të moshës 5-17 vjec që janë në këtë situatë rruge, rrezikojnë të jenë edhe viktima të abzuimit sekual. Këta të mitur gjenden në këtë situatë nga varferia, shfrytëzimi apo nga lindja nga martesat të detyruara të parakoshëshme.Nga qershori i 2014 deri në prill në aplikacionin Raporto dhe Shpëto ku është venë në shërbim edhe nr 116-006 janë marrë 765 denoncime nëpërmjet thirrjeve telefonike. Mimoza Qyra nga Zyra Kombëtare e Anti - Trafikut tha së jo të gjitha denoncimet kanë qenë reale.68 familje po në të njëtën periudhë kanë marrë ndihmë ekonomike që fëmijët e tyre të mos jenë më në situatë rruge. Ndërsa USAID ka firmosur 10 marrëveshje për të financuar me grante organizata dhe strukturat që veprojnë në vend me qëllim mborjtjen e viktimave të trafikimit dhe reduktimin e rasteve të tilla.