Të jetosh me autizëm, historia e Noelit të prekur nga sëmundja dhe mesazhi i nënës
2 prilli është dita ndërkombëtare e autizimit dhe mesazhet janë të ndjeshme në këtë ditë sidomos nga nënat që vuajnë këtë çrregullim tek fëmija. Eda Sejdini është njëra prej tyre e cila tregon përvojnë e saj që kur ka mësuar se djali është autik e deri tek vendimi për ta cuar në qëndrën për trajtimin e tij. Çfarë e ka sjellë Noelin në këtë qëndër? - Nevoja për të bërë cdo ditë terapi për tu aftësuar dhe për të përshtatur. Kur ai ishte 18 muajsh prindërit e tij mësuan se djali i tyre është autik.Nëna e tij Eda Sejdini thotë se ishte e vështirë për tu pranuar por në një moment të tillë nuk ke kohë të mendosh, duhet të nis trajtimi.Eda Sejdini: Noeli ishte diku te 18-19 muaj kur u vunë re shenjat e para. Ne si prindër nuk donim ta pranonim, nuk dukej si dicka e momentit dhe do kalojë. Ai është i lidhur shumë me muzikën dhe një kanal televiziv që ai e pëlqente shume u shkëput dhe filloi ato shenjat e para goxha të theksuara deri te vetëlëndimi. Pastaj ne iu drejtuam qendrës dhe u diagnostikua me autizëm.Që nga shtatori Noeli ndjek terapinë Aba në fondacionin fëmijët shqiptarë bashkë me dhjetëra të tjerë. Terapistja Rezarta Hasmekaj tha se Noeli po ecën mirë, madje para disa ditësh ka nisur kopshtin dhe ka një bashkëpunim mes porogamit në qendër dhe kopsht.Rezarta Hasmekaj: Noeli është shumë mirë, është rritur kontakti me sy, tregon me gisht gjërat që i interesojnë . ka filluar të imitojë verbalisht disa tinguj, imiton gjërat që i kërkojnë prindërit.Një fëmijë autik kërkon dashuri dhe përkushtim të pakufijë dhe Eda thotë se e gjithë familje zhytet në botën e Noelit për ti mësuar rrugën që duhet të ndjekë.Eda Sejdini: Ky është një mesazh edhe për prindërit e rinj, që duhet patjetër se nëse shohin dick ate fëmija një veprim të papëlqyeshëm të drejtohen te specialist.2 prilli është dita ndërkombëtare e autizmit dhe statistikat vrullshëm tregojnë për një situatë aspak optimiste. 1 në 65 fëmijë lind autik dhe kjo shifër merret edhe për Shqipërinë. Autizimi është një çrregullim neurobiologjik duke shfaqur vështërsi në komunikim dhe sjellje të përsëritura. e ndërsa mesazhet sensibilizuese nuk mungojnë, motoja për këtë vit është "përtej mureve ka shpresë".