Mbivendosja e pronave, banorët e Gruemirës: Prej vitesh problem pa zgjidhje

Çështja e mbivendosjes së pronave ka çuar përfaqësues të komunës Gruemirë në Prefekturën e Shkodrës, ku kanë kërkuar që problemi të gjejë zgjidhje, pasi prej vitesh po sorollaten. Në këtë komunë, mbivendosja e pronave, ka bërë që banorët të mos shfrytëzojnë dot tokat bujqësore.Shkodër- Kryepleqtë e komunës Gruemirë i janë drejtuar sërish Prefekturës së Shkodrës lidhur me çështjen e mbivendosjes së pronave duke kërkuar një zgjidhje, pasi prej vitesh vetëm po sorollaten.Sipas banorëve, ne Komunen Gruemire, nuk është zbatuar asnjeherë Ligji nr. 7501 dhe as pronarët e vjetër nuk kanë mundur të marrin pronën, pasi gjithcka është bërë sipas praktikës "të fitoj kush është më i forti".Sipas Prefektit të Shkodrës, çështja e pronave do të jetë piknisja e punës së njësisë së re vendore.Nga 124 dynym tokë në Gruemirë, 85 janë më probleme. Për 26 familje në total pjesë e fshatrave Boriç i vogël dhe i mesëm është prezent prej më shumë se 20 vitesh ky shqetësim, por 14 prej tyre rezultojnë se në konflikt pa zgjidhje.