100 ditët e qeverisë, Kryeministri Mustafa paraqet arritjet dhe sfidat
Në 100 ditëshin e parë të qeverisë, Isa Mustafa ka paraqitur si sfidë kryesore të qeverisë zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e qytetarëve. Sipas Kryeministrit kosovar, prioritetet i qeverisë mbetet ndalimi me ligj i pjesmarjes në luftrat e huaja, si dhe themelimi i Gjykatës Speciale dhe i Forcave të Armatosura të Kosovës.Kosovë- Me parantezën se ka nisur mandatin në një periudhë të vështirë për Kosovën, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka prezantuar 100 ditët e para të punës së qeverisë së tij.Ai tha se objektivi i kabinetit të tij është zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqënia e qytetarëve, por ka përmendur edhe protestat e dhunshme dhe trazirat sociale që kanë shoqëruar hapat e parë të qeverisë së tij.Zhvillimi ekonomik, zbutja e papunësisë, ndryshimi i politikave fiskale, por edhe miratimi i Ligjit për ndalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja, pastaj themelimi i Gjykatës Speciale dhe i Forcave të Armatosura të Kosovës, janë proklamuar nga Kreu i ekzekutivit të Kosovës si prioritete të qeverisjes së tij.Sa i përket bojkotit të Listës Serbe që po u bën institucioneve, Mustafa tha se ka kontakte më përfaqësuesit e saj dhe se ata nuk kanë parashtruar kërkesa.Kurse themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës duhet të ketë patjetër miratimin e NATO-s.Të enjten, Mustafa pritet të ballafaqohet me opozitën pikërisht në lidhje me 100 ditët e para të punës së Qeverisë së Kosovës.