Të zhdukurit e diktaturës, ngrihet zyra që do nisë identifikimin nga ‘ 44-‘91

Në Shqipëri do të ngrihet një databazë për personat e zhdukur gjatë periudhës komuniste nga 1944-1991. Jane rreth 6000 persona të cilët janë pushkatuar gjatë këtij regjimi dhe janë në varre masive. Për të realizuar gjetjen e tyre do të punojnë ekspertë të huaj dhe shqiptarë dhe kosoja është 1500 dollarë për person. Në Shqipëri janë rreth 30 vende të lokalizuar ku mendohet se janë bërë varrimeve masive. Një i tillë mendohet të jetë edhe në Ballsh, ku dyshohet për 82 persona të pushkatuar.Tiranë- Në Institutin e të Përndjekurve do të ngrihet një zyrë e posaçme për tu marrë me dokumentacionin dhe procedurat për gjetjen e të zhdukurve gjatë periudhës së komunizimit.Qeverisë shqiptare ky proces do ti kushtojë rreth 9.000.000 dollarë, pra 1500 dollarë për person.Në vend ka rreth 6000 të pushkatuar e të vendosur në varre masive nga nëntori i 1944 deri në 1991.Për të gjithë këta të zhdukur do të ketë një databazë dhe zv/ministrja e Mirëqënies Sociale, Gentiana Sula dhe se ky është një rikthim dinjiteti për familjarët e tyre.Shqipëria nuk do e realizoj e vetme këtë proces. Ekspertiza e huaj do të nisë me punën, me të gjitha procedurat ligjore për ta realizuar.Verifikimet do të bëhen nëpërmjet analizës së ADN-së dhe ekspertizës mjekoligjore.Ekspertët e huaj thanë se ky do të jetë një proces i vështirë për shkak se gjymtyrët e personave të pushkatuar mund të jenë të ndarë në disa varre masive.Në Shqipëri janë rreth 30 vende të lokalizuara edhe pse të pazbuluar ku kryheshin ekzekutimet gjatë diktaturës nga Shkodra në Gjirokastër.Në Ballsh ka një varrezë masive ku mendohen të jenë 82 persona.