Gramsh, krim në familje, burri mbyt gruan në arë për xhelozi
Në sy të familjarëve nuk kishin asnjë problem. Por mes Agron e Alketa Llapushit duket se jo gjithçka shkonte mirë.Burri 39-vjeçar që ishte kthyer pak ditë më parë nga Greqia ka vrarë bashkëshorten e tij 34-vjeçare në arën që po punonin bashkë.Krimi i radhës në familje u regjistrua në fshatin Çekin të Gramshit, ku ngjarja ka shokuar banorët.Burri është vetëdorëzuar vetë në Policinë e Gramshit, ku ka rrëfyer krimin. Burime policore thanë se Agron Llapushi ka thënë para grupit hetimor se pas krimit qëndronte si arsye xhelozia.Burri vrasës gjithashtu ka zbuluar edhe skemën e krimit, duke rrëfyer se fillimisht e ka qëlluar gruan me sende të forta dhe më pas i ka dhënë fund me duar.Ngjarja ka tronditur familjarët në fshatin e vogël të Gramshit. I ati i 39-vjeçarit është shprehur i shokur nga veprimi i të birit, ndërsa ka nënvizuar se më parë nuk kishin evidenduar asnjë shenjë acarimi mes çiftit.Çifti ka dy fëmijë të mitur, të cilët në kohën e vrasjes ndodheshin në shkollë. Ndërsa më parë ata kishin jetuar në Greqi, nga ku gruaja 39-vjeçare ishte kthyer tre muaj më parë.[caption id="attachment_487388" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Shtëpia e çiftit te bashkeshorteve[/caption][caption id="attachment_487389" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Policia ne vendin e ngjarjes[/caption][caption id="attachment_487394" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Policia ne vendin e ngjarjes[/caption]