Energjia, Opozita kerkon uljen e TVSH-së, maxhoranxa e rrëzon
Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për uljen e nivelit të TVSH-së për energjinë elektrike nga 20 % në 6 %.Deputeti demokrat Sherefedin Shehu prezantoi propozimin e opozitës duke theksuar se një masë e tillë është e domosdoshme për të ulur barrën e vendosur mbi qytetarët .Sherefedin Shehu:“Grupi PD ka sjellë sot një propozim me të cilin kërkohet që të paktën të ulet apo lehtësohet kjo barrë” tha ShehuPor për ministrin e Financave kjo është thjesht një kërkesë elektorale. Kreu i Financave shpjegoi se një gjë e tillë nuk mund të pranohet edhe si pasojë e një kushtëzimi të vendosur nga FMN.Shkelqim Cani: Përveç FMN-së është edhe BE që shumë qartë kemi trajtuar edhe në Kuvend edhe gjatë kohës së debatit të ligjit që nuk pranohet ideja e përshkallëzimit të niveleve të TVSH-sëKomisioni i Ekonomisë ka dëgjuar gjithashtu dy kandidaturat për inspektor të Përgjithshëm në Bankën e Shqipërisë.Sipas dy kandidatëve është e nevojshme që auditimi në këtë institucion të jetë më i shpeshtë.Everest Musta: Kontrollin një herë në vit do ta quaja normal dhe periodik. Auditet mund të bëhen edhe në mënyrë të befasishme.[caption id="attachment_487290" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Everest Musta, Kandidat për Inspektor i BSH-së[/caption]Merita Bejtja: Një department që paraqitet në gradat e lata të rriskut është e pamundur të auditohet një herë në 3 vjet. Frekuenca e auditimit është shumë e rëndësishme.Ndërkohë që ministri i financave Shkëlqim Cani ka prezantuar edhe projektligjin për lojërat e fatit në bazë të cilit synohet të loftojë informalitetin në këtë sektor.[caption id="attachment_487292" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Merita Bejtja, Kandidate për Inspektore e BSH-së[/caption]/Oranews.tv/