Dy kandidatë në garë për t'u ulur në vendin e Elivar Golemin në BSH

Merita Bejtja dhe Everest Musta janë dy kandidatët që do të konkurojnë për postin e inspektores së përgjithshme të Bankës së Shqipërisë.(Në foto: Dy kandidatët, Everest Musta dhe Merita Bejtja)Deri para zbulimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve ky post mbahej nga Elivar Golemi. Kjo e fundit ndodhet në proces gjyqësor e akuzuar “shpërdorim detyre”.Komisioni i Ekonomisë sot ka dëgjuar dy kandidaturat për inspektor të Përgjithshëm në Bankën e Shqipërisë.Sipas dy kandidatëve është e nevojshme që auditimi në këtë institucion të jetë më i shpeshtë.Everest Musta: Kontrollin një herë në vit do ta quaja normal dhe periodik. Auditet mund të bëhen edhe në mënyrë të befasishme.Merita Bejtja: Një department që paraqitet në gradat e lata të rriskut është e pamundur të auditohet një herë në 3 vjet. Frekuenca e auditimit është shumë e rëndësishme.