Çështja “Frroku”, PD akuza Kryeministrit dhe kreut të Kuvendit
Demokratët e nisën mëngjesin e kësaj të marte me akuza për kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit si njerëzit që mbajtën fshehur kërkesën e Interpol për arrestimin e Frrokut. Edhe pas dorëheqjes së Didit ata thanë se kështu u fshehën përgjegjësit e vërtetë, akuzë për të cilën Kryeministri tha se do bëjë një padi penale.Tiranë- Në orët e para të ditës, Partia Demorkatike foli për skandalin me Interpolin shqiptar mbi kërkesën e shtetit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku.Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, për këtë ngjarje ngarkoi me përgjegjësi të drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, që sipas tij bllokuan urdhërin e Interpolit të Brukselit, për të shantazhuar deputetin Mark Frroku.Por pasi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Artan Didi, dha dorëheqjen demorkatët dolën menjëherë me zërin e numrit dy të kësaj force politike, Edmond Spaho, këtë herë për të thelluar më tej akuzat.Dorëheqja e Drejtorit të Policisë, sipas tij ka vetëm një qëllim fshehjen e autorëve të vërtetë të skandalit.Pas akuzave të njëpasnjëshme, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, duke njoftuar kallëzimin e radhës në Gjykatën e Lartë për deputetin Edmond Spaho, më akuzën për shpifje, si për dy drejtuesit e tjerë të lartë të Partisë Demorkatike Arben Ristani e Edi Paloka."Përsëri do të duhet të faktojnë bazën e jashtënxjerrjeve të tyre të ditës përpara gjykatës dhe nëse kanë një provë të vetme, jam unë që do teë përgjigjem përpara ligjit. Por nëse përsëri do të dalin si qyqarë para trupit gjykues e do të përsërisin avazin e tyre banal se shpifja është e drejtë e njeriut dhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, atëhere janë ata që duhet të ndëshkohen sipas ligjit".