Taksa e qarkullimit, PD kërkon me 20 lekë.PS: Kërkesa elektorale
Opozita ka kërkuar uljen e taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelin fillestar prej 7 lekësh.Ky propozim ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë, ndërkohë që Ministri Cani e cilësoi këtë kërkesë elektorale.Maxhoranca rrëzoi propozimin e Partisë Demokratike.Tiranë- Opozita i ka kërkuar qeverisë që të ulë taksën e qarkullimit nga 27 lekë në 7 lekë, pasi po i rëndon qytetarëve dhe biznesit.Deputetja, Jorida Tabaku, ka prezantuar propozimin sipas të cilës çmimet e karburanteve janë më të lartat në rajon vetëm si pasojë e taksave.Por për Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, një kërkesë e tillë është vetëm me synim elektoral.Dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka përfshirë edhe deputetët e Komisionit të Ekonomisë.Po ashtu edhe përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit nuk ka kaluar pa batuta.Ky propozim i opozitës është rrëzuar nga maxhoranca.