Vritet kryeprokuroja në Uganda, dyshohen rebelët somalezë

Një prokurore e lartë në Uganda është qëlluar për vdekje në orët e vona të së hënës, vrasjë për të cilën policia dyshon se është e lidhur me detyrën e saj. Më konkretisht autorietet shprehen se vrasja mund të jetë kryer nga ektremistët e grupit somalez Al Shabab të cilët kryen shpërthimet me bomba në kullat e kryqytetit Kampala dhe për të cilat prokurorja kishte nisur një ndjekje intensive.Joan Kagezi ishte kryeprokurorja në gjyqin e  të akuzuarve për organizimin e dy sulmeve në finalen e Kupës së Botës në korrik të 2010, në të cilat  mbi 79 perosna humbën jetën. Al Shabaab pranoi se sulmet ishin hakmarrje për dërgim e trupave të Ugandës në ndihmë të qeverisë somaleze. Kagezi u qëllua në një zonë periferike,  rreth 13 km nga qendra e kryeqytetit.Zëdhënësi i policisë Patrick Onyango tha se ajo ishte qëlluar nga dy persona me motorr dhe se  kishte humbur jetën pak minuta pas mbërritjes në spital. Javën e kaluar, ambasada amerikane në uganda paralajmëroi për "kërcënime të mundshme terroriste" në vende të frekuentuara nga perëndimorët.