Kukës, shkolla në Mamëz e degraduar, mësuesit: Duam ujë, energji e tualete të rregullta
Në Mamëz të Kukësit, shkolla 9-vjecare është thuajse jashtë funksionit. Problemet nisin që nga godina, e cila është tërësisht e shkatërruar, mungesa e ujit të pijshëm, energjisë elektrike apo edhe tualeteve. E kontaktuar, Drejtoria Arsimore thotë se është në pritje të fondeve.100 nxënës të shkollës 9-vjeçare "Ramadan Zaskoci", në fshatin Mamëz, të Komunës Kolsh në rrethin e Kukësit, dhe 10 mësuesit e shkollës, ndjekin proçesin mësimor-edukativ në kushte shumë të vështira.Problemet nisin që nga godina, e cila është tërësisht e shkatërruar, mungesa e ujit të pijshëm, energjisë elektrike apo edhe tualeteve, që janë shumë të domosdoshëm për një mbarëvajtje të proçesit mësimor.Azem Mustafa, Drejtori i shkollës: “ Nuk po kërkojmë luks, por kërkojmë ujë, energji elektrike dhe tualete. Jemi 100 nxënës dhe 10 mësues dhe kushtet janë jashtëzakonisht të vështira . Problemin e kemi bërë prezent në të gjitha instancat shtetërore.Drejtoria Arsimore e qarkut të Kukësit sqaron se ka mungesë fondesh ndaj nuk ka ndërhyrë për rikonstruksionin e kësaj shkolle në Mamëz.”Andrit Shehu, Inxhinier pranë DAR Kukës: “Të gjitha këto objekte që kanë shfaqur probleme të natyrës ndërtimore janë shfaqur problematikat edhe Ministrisë së Arsimit për rastet që kanë qenë më emergjente. Deri tani nuk kemi asnjë konfirmim, por jemi në pritje.”Shkolla 9-vjecare "Ramadan Zaskoci" është ndërtuar në vitin 1994, por si pasojë e mosmirëmbajtjes, godina është e degraduar, ku në raste reshjesh, uji depërton nga xhamat e thyer nëpër klasa.[caption id="attachment_486661" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Shkolla 9-vjeçare "Ramadan Zaskoci"[/caption][caption id="attachment_486662" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tualetet e shkollës 9-vjeçare "Ramadan Zaskoci"[/caption]