Spaho: Dorehqja e Didit, për të fshehur skandalin e kërkesës së Belgjikës

Dorëheqja e Artan Didit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë nga opozita është konsideruar si një veprim për të fshehur krimin dhe për të mbrojtur Tahirin dhe Metën në çështjen e Frrokut.Edmon Spaho tha nga selia e PD, se është skandal fshehja e kërkesës së Belgjikës për ndalimin e deputetit Frroku. Sipas Spahos atyre madje u ka leverdisur kjo kërkesë dhe e kanë shfrytëzuar për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës, i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Deklarata e Plote e Edmond SpahosNumëruesi i parë në zgjedhjet e 23 qershorit, tregoi sot se është gati të bëjë gjithçka për të marrë në mbrojtje shefat e tij, Saimir Tahiri dhe Edi Rama, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për një prej skandaleve më të mëdha të policisë, që është fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Frroku.Por kjo është një përpjekje e dëshpëruar. Gjithkush e di, çdo qytetar i vendit e di mirë, se për kërkesën e Interpol Brukselit, ka pasur dijeni Ministri i Brendshëm, ka pasur dijeni Kryeministri. Atyre madje u ka leverdisur kjo kërkesë dhe e kanë shfrytëzuar për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës, i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.Fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit, nuk mund të bëhej pa urdhërin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë, autorët e vërtetë të këtij akti të rëndë në kundërshtim me ligjin.Ky skandal i padëgjuar më parë ka dëmtuar Policinë, Shtetin, demokracinë dhe imazhin e vendit tonë.