Fier, shkurtimi i administratës, Ndreka: Këshilltarët e majtë 18 muaj pa u paguar
Këshillet e qarqeve në të gjithë vendin do përballen me kosto ekstra, për shkak të shkurtimit të administratës. Në Fier, përvec administratës së larguar, janë për t'u paguar edhe këshilltarët, të cilët kanë 18 muaj paga të pamarra, një kosto që do t'i kushtojë 160 milionë lekë të vjetra këshillit të qarkut.Fier-Shkurtimi i punonjësve të Këshillit të Qarqeve në të gjithë vendin, është bërë jo pa kosto. Në Fier, nga 60 punonjës kanë mbetur 21, por të larguarit, do të paguhen sipas viteve të punës, bazuar në ligjin e nëpunësit civil, nga i cili ka që përfitojnë deri në 14 paga mujore dëmshpërblim.Ndërkohë jashtë kamerave punonjësit e mbetur të administratës së Këshillit të Qarkut Fier thonë se kanë deri tre muaj pa marrë pagat. Por për Ndrekën, ky më shumë se problem aktual, është i hershëm, i trashëguar nga paraardhësit.Janë 54 këshilltarë të Këshillit të Qarkut që kanë rreth 18 muaj pa u paguar, shifra për likujdimin e të cilëve shkon në 160 milion lekë të vjetra.