Tibeti përfshihet nga moti i keq, mbulohet nga bora
Natyra nuk pushon anjëherë së bëfasuari. Rajoni autonom i Tibetit është përfshirë nga një dimër i ashpër, edhe pse tashmë thuajse zyrtarisht jemi në muajin prill.Të dielën, vecanërisht pjesa perëndimore e vendit, u përfshi nga stuhi bore, erëra të forta dhe temepratura nën zero. Nisi në orën 17:00 por në pak orë bora arriti në 30 centimetra në qytete, dhe në zona më malore deri në 70 centimetra, duke bllokuar rrugë dhe duke shkaktuar kaos dhe trafik.Kuptohet, përvec qytetarëve, edhe autoritet nuk ishin të përgatitur për këtë situatë, duke menduar se dimrit i kishin dhënë lamtumirën për këtë vit.Stacioni meteorologjik lokal lëshoi të dielën alarmin e verdhë, teksa policia rrugore u vendos në të gjitha akset për të monitoruar situatan dhe parandaluar incidentet.