Gjenevë, takimi i sotëm vendimtar për marrëveshjen bërthamore
Minsitrat e Jashtëm të 6 fuqive botërore dhe Iranit janë takuar sot në Gjenevë të Zvicrës, teksa dita e sotme konsiderohet determinante për arritjen e marrëveshjes paraprake bërthamore mes palëve.Nesër, më 31 mars, mbaron afati, teksa palët kanë ditë që diskutojnë,shpesh here me tensione, por marrëveshja duket tejet e vështirë. Perëndimi, i përfaqësuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina kërkojnë që Irani të kufizojë aktivitetin bërthamor, duke i kërkuar pezullimin për të paktën një dekadë të prodhimit të armëve bërthamore.Irani mohon aktivitetin bërthamor, por kërkon që perëndimi t'ju japë fund menjëherë sanksioneve kundër Teheranit, pasi po dëmtojnë shumë ekonominë e vendit. Gjithsesi, biseidmet maratonë pritet të konklufdojnë një marrëveshje, edhe pse ka zëra se e gjitha kjo do të dështojë. Ajo që synohet në këtë raund është një marrëveshje kornizë, për të dikutuar në muajt e ardhshëm detajet teknike dhe për të nënshkruar marrëveshjen e plotë më 30 qershor të këtij viti.Dje shefja për politikë të jashtme Federika Mogerini dekalroi se marrëveshja është më afër se kurrë, teksa sot në një hotel në Gjeneve janë mbledhur sekretari amerikan i shtetit John Kerry, ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius, Frank-Walter Steinmeier i Gjermanisë, Sergei Lavrov i Rusisë dhe ai Kinës Wang Yi.