Shqipëria strehë edhe e një shpendi të ri Phalaropus Lobatus

Shqipëria është kthyer tashmë në një fole të sigurtë për lloje të reja shpendësh.Vendi ynë së fundmi është vizituar nga një lloj shpendi që njihet me emrin Phalaropus Lobatus veçantia e të cilit qëndron në faktin se lekund baraspeshat gjinore në botën e shpendëve.Phalaropus Lobatus mashkull ngroh vezët e kujdeset për të vegjlit, teksa femra endet për të gjetur ushqim dhe partner tjetër.Prania e kësaj specieje të re që ende nuk ka një emër në shqip, e çon numrin e llojeve të shpendëve nga 353 në 354 në vendin tonë.Phalaropus Lobatus, u vërejt në zonën e mbrojtur "Vjosë Nartë" përgjatë monitorimit vjeshtor të shpendëve shtegëtues në vitin 2014.Ky lloj shpendi shtegëton përgjatë gusht - shtatorit përmes Europës për të dimëruar në Detin Arabik.Në Europë përfshirë këtu edhe Ballkanin ky lloj mund të shihet rradhë herë përgjatë shtegëtimit vjeshtor kryesisht në mjedise bregdetare dhe këneta.