Shkodra bëhet gati për Festivalin e Gjirokastrës. Synon të rimarrë çmimin e parë
Me repertorin më të mirë të përzgjedhur për një nga festivalet traditë të vendit dhe nën kostumet që përfaqësojnë zakonet e çdo krahine, qarku i Shkodres ka zhvilluar konkursin final, që përzgjodhi përformancat më të mira që do ta përfaqësojnë në festivalin folklorik kombëtar të Gjirokastrës.Grupi që do të përbëhet nga 50 artistë do të përformojë pjesët e veta në vetëm 30 minuta.Pjesmarrja e këtij viti sipas drejtuesve të qendrës kulturore "Pjetër Gaci" mbetet e veçantë për shkak edhe të përvjetorit jubile të 10-të që ka ky festival.Bardhyl Hysa, udhëheqës artistik i qendres "Pjeter Gaci": "Kanë ardhur nga të gjitha trevat. Ka një gjithëpërfshirje nga fëmijët e vegjël deri tek më të moshuarit. Jemi munduar të bëjmë një seleksionim të drejtë"Vitin që kaloi grupi i Shkodres mori çmimin e parë në festivalin folklorik të Gjirokastrës, pasi bëri një prezantim dinjitoz të traditës, si në tekstet e këngëve ashtu edhe në kostumet e përzgjedhura./Oranews.tv/