Të martën mbledhja e Këshillit të Mandateve, do marrë pjesë Frroku

Shtyhet për të martën mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.Kërkesa e dytë e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku, kësaj herë për llogari të drejtësisë belge, do të shqyrtohet pas dy ditësh.Në mbledhjen  e sotme e cila zgjati rreth 25 minuta, avokatët mbrojtës të deputetit  Frroku, Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj kanë kërkuar shtyrjen e saj për të martën në 12:00, pasi klienti i tyre kërkon të jetë vetë i pranishëm në mbledhje. Tiranë- Në orën 12:00 të së martës, deputeti kristiandemokrat Mark Frroku do të lërë  banesën e tij, ku qëndron i izoluar për shkak të akuzës për dëshmi të rreme, për t'u mbrojtur përpara kolegëve për një tjetër akuzë, atë të vrasjes.Deputeti do të jetë  vetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin  që do të marrë në shqyrtim kerkesën Prokurorisë për ta arrestuar për  akuzën e vrasjes në shtetin belg.Kërkesën deputeti e bëri nëpërmjet avokatëve të tij, në mbledhjen e së dielës së Këshillit, që u vu në lëvizje vetëm një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme depozitoi në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit të Pukës.Ndryshe nga hera e shkuar, mbledhja u drejtua nga vetë kreu i Kuvendit, Ilir Meta.Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe avokatet e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj kanë bërë kërkesën për shtyrjen e saj të martën, pasi klienti i tyre do të jetë vetë prezent.Të martën pritet që Këshilli i Mandateve të hartoje relacionin për kristiandemokratin Mark Frroku dhe sikundër deri tani palët kanë deklaruar se nuk do pengojnë drejtësinë, pritet që në Parlament të votohet sërish për për heqjen e imunitetit të deputetit Mark Frroku duke pranuar kërkesën e Prokurorisë për autorizim për arrestimin e tij.Belgjika kërkon arrestimin e deputetit, i dënuar në shkallën e parë në këtë shtet me 10 vjet heqje lirie  për vrasjen në vitin 1999 të Aleksandër Kurtit.Autor, sipas autoriteteve belge është deputeti Frroku, që në Belgjikë njihej me emrin Besnik Morina.Ndërkohë, pak para mbledhjes së Këshillit për Rregulloren Mandatet  dhe Imunitetin, kryesia e Partisë Demokristiane përmes një deklarate për shtyp doli në krah të kryetarit Frokku, që sipas saj po sulmohet për qëllime politike."Akuzat ndaj kryetarit, z. Mark Frroku për vrasje dhe aktivitete të tjera kriminale janë një cënim i rëndë edhe ndaj forcës tonë politike, derisa ato nuk janë të provuara nga drejtësia.Askush nuk ka pse të nxitohet apo irritohet derisa gjykata të thotë fjalën e vet, për aq kohë sa edhe kryetari i PKD-së e ka bërë të qartë se në çdo moment është i gatshëm për tu përballur me akuzuesit e tij para drejtësisë, në Shqipëri, Belgjikë apo në çdo vend tjetër të botës.Pjesë e kësaj fushate denigruese ndaj kësaj force politike është bërë edhe organi i akuzës, që po shkel rëndë ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë', thuhet ne deklaratën e PKD-së.Mark Frroku: Ne tetor ne sallen e gjyqit ne BrukselGjyqi ndaj Mark Frrokut, në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda të Brukselit,  nis në tetor 2015.Për vrasjen e ndodhur  në datën 05. Mars 1999 autoritetet belge akuzojnë 4 shtetas shqiptarë, ndër të cilët edhe shtetasin Mark Frroku, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i njohur në Belgjikë me identitetin e rremë Besnik Morina.Të akuzuarit janë gjykuar në mungesë dhe ndaj tyre, në 15 janar 2010, Gjykata për Krime të Rënda e Brukselit ka dënuar secilin me nga 10 vjet burgim.  Dy prej të akuzuarve, njëri prej të cilëve edhe shtetasi Mark Frroku, kanë apeluar këtë vendim, me arsyetimin se avokatët e tyre kanë qenë kontradiktorë në mbrojtjen e klientëve të tyre, pa shprehur qartësisht kundërshtimin e akuzës. Gjykata e Kasacionit me vendimin e datës 24 Mars 2010, ka kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit. /Oranews.tv/