Çështja Doshi, Topi në Lezhë: Nuk mund të abuzojmë me çështje të drejtësisë
Nga Lezha ku u takua me strukurat e FRD, kreu i kësaj partie Bamir Topi, deklaroi se cështja Doshi, i duhet lënë drejtësisë. Në lidhje me zgjedhjet vendore, Topi përjashtoi në mënyrë kategorike një koalicion me PD, dhe la të hapur mundësinë për bashkëpunim me subjektet e tjera politike.Kur futet në lojë shteti, institucionet duhet lënë të thonë fjalën e tyre. Komenti është bërë nga kreu i FRD, Bamir Topi, i cili duke mos i shpëtuar dot pyetjes për çështjen e ditës, që ka përfshirë dy deputetët Doshi dhe Frroku, ka zgjedhur të përgjigjet me një gjuhë zyrtare, ndonëse ka pranuar se ka mungesë informacioni.Bamir Topi: Na ka munguar totalisht informacioni, po është një parim shumë i fortë në momentin kur futet në lojë shteti me drejtësinë, natyrisht fjala është e institucioneve. Ne asnjëherë nuk kemi bërë abuzime me fjalën tonë për çshtje të cilat i merr drejtësia, e ka drejtësia dhe të presim drejtësionëPër zgjedhjet vendore, Topi pasi ka përjashtuar cdo lloj aleance me PD, dhe ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me subjekte të tjera, ka dhënë alternativë shtesë dhe daljen më vete.Bamir Topi: Kam përjashtuar një koalicion me formacionin politik të Sali Berishës. Me të tjerët jemi të hapur, por se në rast se nuk gjejmë një komunikim parimor, nuk do të thotë qe ne nuk mund të mos dalim edhe vetëm.Bamir Topi ishte në Lezhë ku u takua me strukturat e FRD, në kuadër të organizimit për zgjedhjet e 21 qershorit.