Dëmshpërblimet, banorët e Nënshkodrës bllokuan sërish rrugën

I kishin lënë afat 2 javor Qeverisë për një përgjigje në lidhje me dëmshpërblimin e përmbytjeve dhe në mungesë të saj, banorët e Nënshkodres i janë rikthyer protestave.Për 15 minuta ata kanë bllokuar rrugën Shkodër-Tiranë tek harku i Berdicës duke kërkuar plotësimin e kërkesës së tyre për dëmshpërblim, pasi dëmi i shkaktuar në banesa dhe toka bujqësore nga vërshimi i ujrave është i konsiderueshëm.Ata paralajmërojnë se protestat do ti zhvendosin edhe në Tiranë përpara Kuvendit, ndërsa kërcënojnë me bojkotim të zgjedhjeve të 21 qershorit.E gjithë protesta e banorëve është monitoruar nga forcat e policisë së Drejtorisë qarku Shkoder.Përmbytjet e 2010-2011-esdhe ato në vijim shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonën e Nënshkodres, ndërsa dëmshpërblimi u krye në masën 49%.