Berat, tregjet në Urën Vajgurore jashtë çdo kushti higjeno-sanitar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2015, 13:57
Tregjet e rrugës në Urën Vajgurore, kanë shtuar rrezikun e aksidenteve pasi në të shumtën e rasteve ngushtojnë qarkullimin e mjeteve duke u bërë pengesë për qytetarët.Por, veç problemeve të trafikut nga zaptimi i rrugës, këto tregje përbëjnë rrezik edhe si pasojë e mossigurisë së cilësisë së produkteve ushqimore.Prej vitesh ky treg ushtrohet në rrugë dhe siguria e produkteve ushqimore është zero. Në mes të rrugës shihet se shiten dhe produkte si peshku, qumështi, djathi, etj.Kushtet e vështira i pranojnë dhe vetë tregëtarët, por shpjegojnë se nuk kanë vend tjetër për të shitur produktet.Kjo situatë në tregun e Urës Vajgurore është e tillë prej vitesh, pasi Bashkia nuk ka mundur të sigurojë një vend tjetër të përshtatshëm.