Kosovë, 50 këngëtarë evasion fiskal me dëm në shtet 4 milionë euro, mes tyre Tuna dhe Getoar

Disa nga këngëtarët dhe artistët e Kosovës pritet të përballen me ligjin pasi dyshohet se kanë kryer evasion fiskal dhe pastrim parash duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh. Mediat e Prishtinës kanë publikuar një listë me 50 emrat të cilët po hetohen nga policia e Kosovës, prokuroria dhe njësia për krimin ekonomik.Në listë janë përfshirë emra si Sabri Fejzullahu, Shkëlzen Jetishi, Mihiri Braha, por edhe Tuna, Ermal Fejzullahu, Getoar Selimi.Sipas burimeve nga grupi hetimor media të ndryshme në Kosvë kanë raportuar se personat e listuar do të merren nëpyetje dhe pritet t’u konfiksohen makinat luksoze që kanë në zotërim, përvecse do të duhet të japin shpjegime për prejardhjen e pasurise së tyre. ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që mes tyre mund të ketë edhe arrestime.