FOTOLAJM/ Armenia stërvitje në “Elbasan Arena”

Skuadra e Armenisë ka mbërritur këtë pasdite në Elbasan dhe ka nisur stërvitjen në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen që do të zhvillohet pasditen e së dielës me Shqipërinë.Për ekipin e Gianni de Biasit, fitorja në këtë sfidë është e domosdoshme, për ta ndjekur ëndrrën e kualifikimit për evenimentin që do të zhvillohet në Francë.elbasan arena 2 elbasan arena 1Trajneri i Armenisë Bernard Challandes në një konferencë për shtyp tha se e njoh dhe e ka parë kombëtaren shqiptare kur ka luajtur me skuadra të tjera.“Është mirë të njoh kundërshtarin, kam parë ndeshje të Shqipërisë, ku ka luajtur me skuadra të tjera. E njohj Shqipërinë”I pyetur nëse ka frikë nga Shqipëria trjaneri tha:“Nuk kam pse të kem frikë, kam respekt eshte e thjesht. Une i trembem të gjithë ekipit, mund te thoja, psh Canes qe luan me Lazion dhe performanca e tij e shkelqyer.. Por kjo është ajo që mund të them."Tekniku 63 vjeçar tha se është e rëndësishme që të fitojnë.