Itali, arrestohen dy shqiptarë duke vjedhur tulla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2015, 20:26
Itali-Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi janë kapur duke vjedhur tulla në orët e para të mëngjesit të 28 marsit në qytetin e Aleksandrisë.Karabinierët italianë kanë arrestuar shtetasit Bib Dokaj 41 vjeç dhe Ardian Zefi 27 vjeç, persona me precedente të shumtë penale.Karabinierët e qytetit të Aleksandrisë i kapën dy shqiptarët, sapo ata kishin ngarkuar në një kamion rreth 600 tulla të shkulura nga muret e një ndërtesë të rrënuar.Kamioni me tullat u sekuetrua, ndërsa dy të ndaluarit u dërguan në dhomat e paraburgimit të stacionit të karabinierisë së Aleksandrisë.