Tarifat e larta për Gërdecin, Avokati: Parapagesat, pengesë që familjet mos e ndjekin çështjen
17 familjet e tragjedisë së Gërdecit e kanë gati të pamundur të ndjekin ligjerisht çëshjen e tyre në gjykatë për shkak të parapagesave të larta për marrjen në shqyrtim të padisë së tyre. Është kusht paraprak i Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe avokati i kësaj çështje Dorian Matlia tha se është e padrejtë, duke i penalizuar ekonomikisht këto familje të kërkojnë të drejtën e tyre. Deri më tani familja Durda ka fituar procesin, duke e deyruar Ministrinë e Mbrojtjes të paguajë dëmshpërblimin.Tarifat e larta për të nisur proceset gjyqësore është një arsye madhore për familjarët e viktimave të Gërdecit për të kërkuar drejtësinë.Familjes Durda iu desh të paguante 500.000 lekë paradhënie për të nisur gjyqin dhe kërkesa u pranua nga Gjykata Administrative dhe Ministria e Mbrojtjes do t’i shlyejë dëmshpërblimin.Por avokati i kësaj çështje Dorian Matlia tha se për familjen Durda kjo ishte një betejë morale përpara asaj materiale nëpërmjet dëmshpërblimit.Dorian Matlia: Zamira arriti të siguronte shumën përkatës, pasi bëmë përpjekjen që t’i lejohej vazhdimi i gjyqit pa këtë pagesë. Nuk u bë e mundur nga sistemi, atëhere Zamira zgjodhi rrugën tjetër, gjeti para në një formë me shumë mundime dhe arriti ta mbyllte çështjen. Sigurisht çështja u mbyll në favor të saj, sepse argumentat ishin të gjitha të drejta. Është vënë një shifër 32 milionë lekë të reja, por duhet të kemi parasysh dicka që zonja Durda nuk ka pasur qëllim shumën e paraveDeri më tani, kjo familje është e vetmja që e fitoi betejën ligjore. Avokati thotë se 17 familje të tjera e kanë të pamundur nga ana ekonomike të paguajnë paradhënie në gjykatë që shkon deri në 15 milionë lekë.Dorian Matlia: Dëmi është shumë i madh sepse bëhet fjalë për humbje jete dhe nga ana tjetët familjet janë shumë të varfra dhe nuk e përballojnë dot këtë. Madje një nga familjet është detyruar të paguajë 15 milionë lekë të vjetra, gjë që është shumë e papërballueshme jo vetëm nga një familje shumë e varfër, por edhe nga familjet e mesme, apo një familje me të ardhura të miradhe këtu duhen të jepen parapagesë sepse përndyshe Gjykata nuk ka të drejtë që të nisë një proces gjyqsoor.Kjo parapagesë është një kusht i vendosur nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes që sipas avokatit është e padrejtë.Në këtë mënyrë këtyre familjeve nuk u jepet mundësia të ndjekin ligjërisht çështjen dhe nëse padia nuk merret në shqyrtim nga gjykata, çëshjta mbyllet.