Vasili: Emrat e kandidatëve brenda pak ditësh
Lëvizja Socialiste për Integrim së shpejti do të publikoj emrat e kandidatëve që do të konkurojnë për bashkitë dhe komunat në zgjedhjet e 21 qershorit.Numri dy i kësaj force politike ka konfirmuar se nuk do të prsin 2 majin për të prezantuar kandidatët.Ndërkohë që nuk ka lënë pa shigjetuar edhe demokratët për proçesin e dekriminalizimit.Në një intervistë për Ora News, kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përjashtoi mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore pasi siç tha ai "nuk janë për të zgjidhur hallet e opozitës".Duke mbetur tek këto zgjedhje Vasili beson se kandidati për Tiranë do të ketë veshje profesionale të duhura, por dhe duhet të ketë patjetër dhe një eksperiencë politike të caktuar.Në fakt keni pasur në distancë një replikë me Partinë Demokratike, me përfaqësuesit e kësaj force politike për një proces që në fakt është debatuar, ka pasur dhe një marrëveshje politike nëse mund ta quajmë atë të fund të dhjetorit të vitit të kaluar, dhe që duket se ka nisur deri diku që të punohet për këtë çështje. Pse e patë me një farë kritike atë që deri tani ka ofruar opozita?Unë me thënë të drejtën kamë qenë shumë i drejtpërdrejtë me këtë çështje, mbase ndryshe dhe nga koleg të tjerë të mazhorancës dhe bile dje i kam deklaruar se është një proces përsa i takon Partisë Demokratike. Është një proces që ti dal në mbrojtje në mënyrën se si është konceptuar, në mënyrën se si po interpretohet dhe përsa i takon aktorëve që e interpretojnë procesin dhe ky konkluzion ka qenë një konkluzion sigurisht solid për një arsye tepër të qartë dhe të thjeshtë që unë doja ta ndaja dhe me teleshikuesit tuaj që ka të bëj në radhë të parë me thellimin procesit dhe me atë që e interpretojnë. Të flasim për dekriminalizim, për ne ka qenë një çështje dhe nuk ndajmë të njëjtën ide dhe jemi idealisht të kundërt, sepse ideja e dekriminalizimit si koncept kolektiv, pra ju keni dëgjuar termin “dekriminalizim të Parlamentit” dhe aty është përqendruar, është një koncept i huaj për një shoqëri demokratike, sepse kjo do të thotë qëndrime, dënime dhe masa kolektive. Çdo individ përgjigjet vetë dhe mban përgjegjësi të fortë ligjore për ato që ai bën prandaj ne kemi adaptuar termin që jemi ndaj personave me rekorde kriminale.Pak e rekomanduar ndërkombëtarisht kjo z. Vasili?Absolutisht jo, nuk ka pasur rekomandim për ndërkombëtarët. Ju e keni dëgjuar që ka qenë një insistim maniakal i Partisë Demokratike. Sigurisht në atë kohë, qartazi si një alibi për të gjetur mundësinë për t’u rikthyer në Parlament pasi një ngërçi dhe mos futjen në një qorrsokak, ishte me thënë të drejtën dhe një lëshim i madh i yni për të krijuar, për ta nxjerrë Partinë Demokratike nga një qorrsokak nga një budallallëk që kishte hyrë.Ju shikoni që procesi të jetë i besuar, edhe ata që e interpretojnë duhet të kenë një shkallë besueshmërie. Ju keni dëgjuar dekriminalizim të Parlamentit dhe aty është përqendruar fokusi. Këtë e dëgjuat edhe në mbledhjen e fundit që ky komision bëri, pra do të një Parlament i cili ka lindur me persona me rekorde kriminale apo jo? Por unë bëj pyetjen, KQZ i cili miraton listat e deputetëve, ka kërkuar zyrtarisht në vitin 2013 siç e kërkon ligji, sqarimet dhe konfirmimet përkatëse nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në varësi të po kësaj Ministrie Drejtësie.Tani, unë nuk kam memorie të shkurtër, por as ju se kemi dhe as qytetarët nuk e kanë, dhe Ministër i asaj kohe ka qenë Eduard Halimi, dhe Eduard Halimi shqyen gjoksin për kriminalizimin e një Parlamenti kur rekorde të shkuara për pastërtinë figurave e ka certifikuar po ky vet.Pra, një nga personazhet kyç, shumë entuziast dhe me shumë patos, që flet e shqyen po të doni për këtë çështje, është një njeri që ka përgjegjësi politike të drejtpërdrejtë ku së paku për parlamentin ku është përqendruar e tërë vëmendja, do të thoshte që minimumi i një veprimi normal do të ishte një dorëheqje nga ky komision, që do të ishte një qëndrim politik dhe nuk kish më tutje dhe shpërdorimin e detyrës, i takonte dhe drejtësisë të mbante një qëndrim.Pse një ministër, i cili ka certifikuar këto lista, këto figura që ka kërkuar KQZ ka qenë indiferent, o ka ditur dhe i ka fshehur dhe ai mban përgjegjësi shtetërore dhe nëse nuk i ka ditur dhe një inkopetencë dhe profesionalizëm që e bën të pamundur për ta bërë.Së dyti kemi një anëtar tjetër komisioni nga tre anëtar e dekriminalizimit i cili është Arben Ristani, rekordet e të cilit nuk kanë nevojë të verifikohen se janë publike. Të gjithë e dinë që është një ish-i dënuar për vepra që njihen mirë, ju i dini dhe arsyet për të cilën ish-Presidenti Moisiu e largoi dhe si këshilltar në momentin që u njoh me rekordet e tij.Pra ka një të kaluar dhe nuk e di se cilin shqiptar do të bindi. Ndërkohë zoti Bykykbashi është sigurisht një krijesë e z. Berisha, drejtor i tij i kabinetit, një njeri i formuar me të gjitha. Pra, do të thotë se nëse procesi do të ishte serioz do të kërkonte dhe njerëz serioz dhe do të kërkonte dhe qasje politike për njerëz që kanë integritetin e duhur. Por ardhja në këtë proces, të folurit kolektiv me personazh të cilët kanë rekorde negative morale dhe politike për ta bërë, e bëjnë të pabesueshëm. Dhe për ta mbyllur këtë argument, ju keni dëgjuar që shpesh një shifër, 19 deputet me rekorde kriminale në Parlament. Keni dëgjuar këtë shifër se është thënë nga Partia Demokratike shpesh.Dyshojnë se ka kaq...19, kur flitet për një numër është fare e qartë. Shifra është konvencion, do të thotë që e keni të qartë nga Patriku tek Petritit, që jemi 19. Pyetja ime është, një opozitë me moral të shëndetshëm politik dhe që dekrimanlizimin e ka vërtetësi sinqerisht, dhe nuk e ka demagogji dhe hipokrizi siç është bindja ime absolute, pse nuk e bën publike këtë listë personash? Dhe nëse një ditë të tillë, dhe nëse jua njeh rekordet të cilat unë nuk i njoh si politikan, përse nuk ia çon Prokurorisë e cila për një çështje të caktuar lëvizi menjëherë për dy deputet të caktuar. Atëherë në rast se flet për shifra e s’flet për emra, njerëzit që kanë certifikuar zgjedhjet siç ishte ky Halimi, njerëz që kanë pasur të kaluar atë që kanë pasur siç është Ristani, të cilat komentet, është një shpërdorim kohe për ta bërë, në tërësinë e vet një proces i tillë i cili vuan nga tymset për të hequr hallet e vetes, mund ta quajmë një proces të vërtetë dhe mos ta quajmë një proces të dalë boje nga ana e PD-së? Kjo është bindja jonë. Përsa na takon ne? Ne kemi qenë shumë të bindur për të gjithë personat që kanë rekorde kriminale të bëhet, të prodhojmë nisma të qëndrueshme. E kemi bindje këtë gjë. Por kjobindje kërkon edhe seriozitetin e duhur, jo demagogji dhe hipokritë të krahut tjetër.Megjithatë a duhet të jetë një fillim i këtij procesi që në zgjedhjet e ardhshme, i kemi shumë afër? Është duke u diskutuar për emra konkret z. Vasili që mund të jenë kryebashkiakët e ardhshëm duke filluar nga Tirana dhe në skajet e Shqipërisë.Ne kemi një bindje absolute që kandidatët, e kamë theksuar dhe dje, duhet të jenë kandidat me integritet. Siç e dini, mazhoranca me kohë e ka nisur procesi i cili konkludon në pak dit ku një nga elementet thelbësor ka qenë integriteti moral dhe politik i personave dhe sigurisht pastria e figurës së tyre. Dhe personat do të bëhen publik dhe do të jenë në sytë e publikut shumë kohë përpara fillimit të fushatës zgjedhore, pikërisht për ti dhënë një dëshmi të qartë publikut që ne kemi një proces që është një proces që na çon drejt figurave me integritet të pa cenueshme.E kundërta ndodh në krahun tjetër. Ju e shikoni që nuk ka as proces. E kam thënë sepse dëgjova nga Sekretari i Përgjithshëm i PD që nuk kanë as kandidat për Tiranën, dhe jam shuam i çuditur pse PD nuk e ka ende një kandidat për Tiranën.Mazhoranca e ka një kandidat?Mazhoranca brenda pak ditësh konkludon të tërë kandidatët në të territorin, jo vetëm për Tiranën.Sepse kamë dëgjuar zëra të mazhorancës që thonë se do të pritet deri në limitet e afatit ligjor që është 2 maj?Jo, ju keni dëgjuar se kandidatët e mazhorancës, po të doni për Bashkinë e Tiranës janë bërë dhe propozime zyrtare në strukturat.Unë flas për emra...Pra njëri prej këtyre emrave është në sytë e publiku. Publiku është duke bërë përzgjedhjet.Në krahun tjetër kemi një PD e cila nuk zgjedh dot një kandidat. Nëse nuk qeveris sot Tiranën, dhe ndarja territoriale i ka bërë Partisë Demokratike dhe një dhuratë më të madhe, se kjo aktuale sepse ju e dini që me hartën e re territoriale Tirana është goxha më e madhe.Është Tirana të cilën e udhëheq vetë sepse ka kryetarin e PD por dhe kryetarin e Bashkisë.Është e thirrur dhe ka një privilegj të pafund, këtë dhuratë shumë të madhe që i është bërë, por ka një hall të madh që duhet ta fitoj. Pamundësia për ta fituar e bën që të gjithë kandidatët ta shikojnë këtë si një taksirat që do tu mbetet në kurriz prandaj të gjithë i largohen procesit sepse asnjë njeri politik nuk i pëlqen që të hyjë në një garë që e ka të humbur 100%. Në këtë pikë, besoj se gjithë kjo krizë e madhe, bën që në vend që të flasin për përgatitjet për zgjedhjet, të flasin se këta janë kandidatët tanë që populli ndërmjet tyre do zgjedh, thonë të shtyjmë zgjedhjet.A është një opsion i mundur shtyrja e zgjedhjet z. Vasili? Përderisa artikulohet nga opozita, hidhet në diskutim gjithsesi?-Nuk mund të hidhet në diskutim sepse zgjedhjet e shqiptarëve nuk janë mundësi për të zgjidhur hallin e opozitës.Zgjedhjet e shqiptarëve janë për të zgjedhur një pushtet të ri vendor që u shërben atyre më mirë.Kur opozita është e papërgatitur dhe e çorganizuar, sigurisht do të ketë një rezultat besoj shumë negativ, por këtë nuk mund ta hedhë në kurriz të shqiptarëve dhe të thotë që meqë unë nuk jam e përgatitur, s’jam gati për zgjedhje, jam e ç’organizuar, jemi ca këtej e ca andej, çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri, dhe meqë kemi këtë hall, sa të bëhemi gati hajde shtyjmë zgjedhjet. Ky nuk është argument...Z. Basha e ka quajtur referendum 21 qershorin. Do të thotë se kërkon votën?Jemi shumë dakord që të shndërrohet në një referendum, por përse do të duhet ta shtyjmë këtë referendum kaq shumë të mirëpritur nga shqiptarët. Ne jemi dakord që të bëhet referendum në 21 qershor. Por këta edhe thonë duam referendum, edhe thonë që ne nuk e duam në 21 qershor. Një që është bërë gati dhe pret një votim plebishitar kaq të jashtëzakonshëm, ndonëse edhe Partia Demokratike e di mirë veten se në çfarë gjendje është dhe sigurisht bën sondazhet e saj, ne bëjmë tonat, pikërisht nga kjo arsye vjen ajo që të shtyjmë zgjedhjet. Sepse një që është bërë gati për një fitore plebishitare , thotë jo 21 qershor, madje do bënte një kërkesë që madje t’i bëjmë një çikë edhe para kohe.Z. Vasili meqë jemi te çështja e zgjedhjeve të kandidatëve. Ju thatë që shumë shpejt do të ketë kandidatë për të gjitha bashkitë. Deputeti socialist Koço Kokëdhima jo më larg se tre ditë më parë tha se do të pritet afati ligjor. Pra 1 prilli që është folur shpesh herë edhe pas takimit mes jush dhe PS-së pak ditë më parë ku është folur për publikimin e listave të plota…Sigurisht që deklarimet e z. Meta dhe të z. Rama prevalojnë, nuk prevalojnë deklarimet e z. Kokëdhima, kjo është e qartë.Është përfundimtare ndarja 15 bashki përsa i përket angazhimit që do të ketë LSI me kontribute njerëzore për të kandiduar dhe për të synuar për të marrë maksimumin prej tyre, apo është ende në diskutim një….Unë kam pasur mundësi që pikërisht në studion tuaj ta rimarr këtë temë. Raportet e përfaqësimit sipas forcave aleate, pra LSI-PS janë raporte tashmë të përcaktuara. I papërcaktuar ka qenë deri në fund mbyllja e procesit të përzgjedhjes me mirëkuptim konsensual të kandidatëve reciprok të njëri-tjetrit. Pra diskutimi i kandidatëve dhe sëbashku, ku secila forcë politike ushtron përgjegjësitë e veta, e kemi lënë të hapur diskutimin. Pra do të thotë ndërmjet disa kandidatëve të ofruar nga LSI, në mirëkuptim me PS-në do të biem dakord për Petritin apo për Patrikun.Dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe për kandidatët e PS-së e cila do të paraqesë disa kandidatë për secilën njësi vendore dhe sëbashku do të dakordësohemi që ky është kandidati më pozitiv i cili unifikon të gjithë votën e elektoratit të majtë dhe më gjerë dhe sigurisht maksimalizon fitoren. Ky është procesi që na pret përpara.Nuk ka nisur ende ky proces, diskutimi i emrave?Raportet politike janë të përcaktuara ato që janë të deklaruara edhe në daljen e përbashkët ndërmjet z. Meta dhe z. Rama. Pra, ato raporte të cilat edhe ku u bënë të ditura dhe emrat përkatës të bashkive apo tjetër është në proces e sipër. Ju keni dëgjuar edhe për Tiranën emra të caktuar meqë Tirana është një njësi e veçantë.Ka katër emra pothuajse zyrtarë të propozuar nga strukturat e PS-së poshtë në bazë. Janë përzgjedhur katër emra. LSI i ka nisur, po i kalon, po i diskuton këta emra për Tiranën?Së pari PS është në një proces edhe të testimit të kandidatëve për të qenë absolutisht më të sigurt edhe pse po ju them që secili nga kandidatët është një kandidat me shumë vlerë. Dhe secili prej tyre është fitues. Por në Tiranë problemi ynë dhe objektivi themelor është një fitore sa më e thellë. Pra nuk diskutohet problemi i fitores së Tiranës, problem është një fitore bindëse e cila bind gjithmonë e më shumë shqiptarët për këtë projekt që ne kemi për Bashkinë e re të Tiranës, edhe si një bashki me kompetenca të reja, me ambicie të reja, por edhe me një përgjegjësi territoriale më të gjerë se më parë.Dhe një fitore e thellë, na jep mundësi që të ecim shumë shpejt në këtë proces të një transformimi rrënjësor të Tiranës metropol, por metropol me dimensione shumë më të mëdha edhe se më parë.Dhe në këtë proces, të gjithë së bashku ne po mendojmë për të shkuar drejt kandidatit që siguron një fitore të tillë të thellë. Ua thashë që të gjithë kandidatët e përfaqësuar, sikur të zgjidhnin pa testuar njërin prej tyre në një kuti përzgjedhëse, këdo që të na zinte dora, do të ishte fitues.Megjithatë , ju keni qenë për disa kohë edhe Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe e keni parë edhe mënyrën se si funksionin pushteti lokal, pavarësisht angazhimit tuaj politik në strukturat drejtuese të LSI. Ju futeni tek ata politikanë që do të preferonit një njeri politik në krye të Bashkisë së Tiranës, siç kemi pasur këto vite? Duket sikur Bashkia e Tiranës ka shërbyer si trampolinë për të bërë kryetarë partish. Kemi z. Rama një shembull, z. Basha të freskët. Pra do të preferonit një kandidat politik në krye të Bashkisë së Tiranës apo një administrator teknik që në fakt ka edhe emra që diskutohen?Që të jem i sinqertë dhe këtu nuk është vendi për të bërë demagogji sepse përgjegjësia e të folurit për Tiranën është një përgjegjësi e madhe politike, për qytetarët. Besoj që kandidati do të ketë veshje profesionale të duhura, duhet të ketë patjetër dhe një eksperiencë politike të caktuar. Tirana nuk është thjesht dhe vetëm një realitet urban dhe qytetar, por është një demonstrim i politikave jetësore të cilat shtrihen në një territor tepër të gjerë, në një territor me kërkesa të mëdha të karakterit urban dhe qytetar që është simbol dhe pamje e kontaktit të madh edhe të bizneseve të rëndësishme vendase, por dhe të huaja. Ndaj një Tiranë e cila dështon në këto objektiva të mëdha për të qenë një lokomotivë e zhvillimit, por edhe një përfaqësuese e denjë në raportin me biznesin e huaj, i cili sigurisht që është jetik për vendin, do të kërkonte patjetër një person i cili të kishte eksperiencën e duhur politike. Jua them me dashamirësi që të qenit krejtësisht pa asnjë eksperiencë politike, sigurisht të një profesionisti shumë mirë, nuk do të ishte vërtet zgjidhja e duhur, sepse shumë nga elementët janë edhe të karakterit politik. Sepse dhe Këshilli, i cili është shumë i rëndësishëm dhe merr vendime shumë të mëdha të cilat ekzekutohen nga Kryetari i Bashkisë është një Këshill i ndërtuar politikisht dhe duhet të ndërtohet patjetër edhe një raport politik. Do edhe një eksperiencë të qëndrimeve, sjelljeve, kompromiseve të duhura nëse doni, dhe kjo e bën të domosdoshme që ta lëmë botën e ëndrrave. Duhet sigurisht që të ketë një formim profesional ekselent, por duhet patjetër që të ketë edhe eksperiencën e duhur politike për t’u qasur me situata të cilat kërkojnë edhe një vështrim politik.Z. Vasili në disa bashki ku të paktën është rënë dakord që ju të merrnin angazhimin për të ofruar kandidatin më të mirë të mundshëm, PS-ja ia ka hequr mundësinë e kandidimit disa bashkiakëve që kanë vite që drejtojnë këto njësi. Rrezikohet të krijohet ndonjë përplasje, pasi flitet edhe për kandidime të pavarura si në rastin e Gjirokastrës për shembull?Nuk shoh asnjë dëm dhe as në Gjirokastër nuk kam parë diçka të tillë. Të jem i sinqertë akoma nuk është marrë vendimi përfundimtar se cili do të jetë kandidati, që do të propozohet nga LSI-ja. Unë besoj dhe kam një bindje të caktuar se i tërë procesi i dakordësisë politike ka qenë i shëndetshëm. Ne kemi pasur një mijë e një hamendje edhe parashikimet e tipit të Kasandrës edhe para 23 qershorit, që do të ndodhte kjo dhe fitorja që u arrit ishte...Është pak ndryshe këtë herë sepse kemi të bëjmë me zgjedhje lokale......fitorja që u arrit ishte e frikshme. Po t’i kthehemi kronikave të qindra analistëve etj., sipas të cilëve ndarjet, çarjet, mllefet janë kaq të forta dhe po sipas tyre kjo do të dëmtojë edhe rezultatin, por asgjë nuk ndodhi. Faktikisht ndodhi një rezultat që më i miri i më të mirëve dhe më i zgjuari i më të zgjuarve, përjashtuar Ilir Metën që qe më shumë i kthjellët që në fillim...Ishte një rezultat spektakolar vetëm i LSI-së në fakt...?Unë po flas për një mazhorancë e cila funksionoi. Një mazhorancë me probleme të mëdha do të dëmtonte reciprokisht të dyja palët. Sigurisht, ritmet që ka një forcë politike, e cila është më e re, ka edhe pozitivitetin e freskisë, e një raporti tepër të veçantë funksionues edhe praktik e të afërt me elektoratin, sigurisht premiuan LSI-në për një rezultat më të lartë, por koalicioni në tërësi prodhoi një rezultat që ishte pak të quhet historik dhe sigurisht që vuri në krizë të gjithë parashikuesit, edhe ata që kanë laps shumë të hollë.Besoni se ato 1 milion vota që z. Rama shpeshherë i quan 1 milion shuplaka, qëndrojnë pas dy vjetësh qeverisje?Do të pranojmë disa premtime të parealizuara të një qeverisje që vjen si pasojë e mazhoranëcs apo edhe çështje që do të kërkonin zgjidhje pak më të shpejta?Problemi qëndron këtu: që çështja e premtimeve të realizuara dhe të parealizuara është një bilanc që në mënyrë shumë korrekte është thënë që nuk mund të bëhet sot. E para sepse nuk shkojmë të matemi me premtimet përkatëse që i takojnë qeverisjes politike qendrore, por shkojmë me objektivat e qeverisjes lokale dhe do të ballafaqohemi me atë qeverisje lokale që lëmë pas dhe do të ndërtojmë objektiva për atë qeverisjes, si shëndoshet ajo, dhe nuk mund të krahasohen objektivat e një bashkie me objektivat e qeverisë. Ndaj, përzgjedhja e tyre, sigurisht opozita mund të përpiqet ta bëjë atë gjë duke ngarkuar politikisht situatën, megjithatë kjo nuk funksionon. Sa i takon reformave të ndërmarra, mund të them se ato kanë qenë të rëndësishme, të thella. Ne kemi qenë të monitoruar 24 orë në 24 nga monitorues ndërkombëtarë të cilët nuk japin bonuse dhe nuk e kanë kursyer fjalën e hidhur për Shqipërinë kur nuk e ka merituar. Praktikisht misionet e fundit të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilët konfirmojnë rritjen ekonomike, që parashikohet të jetë rreth 3 % ndërkohë që ishim në kufijtë gati të recensionit...Megjithatë do të votojnë qytetarët dhe jo Banka Botërore, z. Vasili...Desha të flas meqë më shtytë në objektivat e qeverisjes dhe unë për të respektuar pyetjen tuaj po flas edhe për këtë çështje, ndonëse thashë që nuk dua të përzihem. Dhe qytetarët presin për këtë që kemi marrë një reformë kurajoze, nga një shërbim copa-copa i pushtetit vendor me 380 njësi vendore, ku ju e dini që ka pasur plot njësi me vetëm kryetarë komune, këshill dhe ca zyra, por nuk kishte asnjë shërbim, në një pushtet që funksionon krejtësisht ndryshe. Ishte një nismë kurajoze e munguar prej 25 vjetësh, u bë në praktikë dhe sot shkojmë ta jetësojmë me votë që qytetarët të prekin me dorë një pushtet i cili është ndryshe.Në bazë të kësaj që të thashë, këto elemente që sqarova, por edhe disa elemente ekonomikë, kanë të bëjnë me rritje ekonomike dhe punësim, që janë shenja pozitive që mazhoranca, e cila konkurroi për zgjedhjet qendrore, ka të njëjtën përqendrim, të njëjtin vullnet, por edhe ndershmëri të mbajë premtimet, sikurse edhe për pushtetin qendror. Cila do të jenë premtimet e mbajtura përfundimisht? Në fund të 4 viteve do të bëjmë bilancin. Qytetaret ftohtësisht sikurse na i dhanë votat, nuk do na e japin më nëse nuk do t’i shikojnë të realizuara, por të gjitha gjasat deri tani, të vlerësuara jo nga ne, pasi jemi subjektiv kur flasim për veten, por ata që na shikojnë na thonë që janë reforma të thella kurajoze dhe ju e keni mbështetjen tonë. Ju e dëgjuat që po përgatitet një mbështetje tjetër prej gati 1 miliardë dollarësh nga Banka Botërore dhe shkaku i vetëm ishte fakti se reformat kanë ecur në rrugën e duhur. Ka reforma që do të duan edhe pak kohë për t’u kuptuar, por Shqipëria bëhet më e qëndrueshme sot në raport me atë që ka qenë dje.