Fier, policia parandalon një vrasje, arreston dy persona

Fier-Policia ka parandaluar një vrasje në Fier dhe ka vënë në pranga dy personat si autorët e kësaj tentative.Sipas policisë së Fierit janë arrestuar Ilirjan Panahori 27 vjec  dhe Meleq Isufaj 25 vjec banues ne Kurjan Të Fierit. Arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohen se do të kryenin një vrasje në qytetin e Fierit.Te dy të arrestuarit janë persona me precedent kriminal.Panahori ka vuajtur 7 vite burg në shtetin grek per veprën penale te grabitjes me armë. Ky shtetas gjate vuajtjes denimit ne burg ne kete shtet ka pasur konflikte te vazhdueshme me nje shtetas me inicialet B. N, ku dhe ky i fundit ka qene ne burg ne Greqi dhe dyshohet se ky ishte objektivi i vrasjes .Jane sekuestruar automjet tip ford, nje arme zjarri automatik me dy krehera, 43 fisheke, dy maskat, leter natriban 4 telefona celular dhe litar nejloni, etj. Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes.