PD akuza Ramës: Fshehu të kaluarën kriminale të Mark Frrokut
Autorizimin e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit, Mark Frroku për llogari të drejtësisë belge, Partia Demokratike e cilëson si aktin përfundimtar që e dëshmon kryeministrin Edi Rama si njeriun që ka bërë aleancë me krimin për të ardhur në pushtet përmes tij.Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë për ta pasur deputetin nën kontroll.Sipas demokratëve ishte pikërisht kapja e dëshmitarit, në këtë rast i deputetit Mark Frroku dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, të cilat e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe paracaktuar nga Rama dhe Meta mbi akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi.Deklarata e Ristanit: Brukseli vërteton lidhjen e Edi Ramës me kriminEdi Rama lejoi dje zbulimin e të shkuarës së deputetit të tij Frroku, pasi i vuri kapak hetimit për aleatin e tij Meta, duke fshehur të vërtetën e duke mos lejuar proces të drejtë, të plotë e të paanshëm.Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll.Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri.Kapja e dëshmitarit dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe të paracaktuar nga Rama dhe Meta.Partia Demokratike e ka denoncuar me forcë që prej fillimit aleancën e Edi Ramës me krimin, përzgjedhjen prej tij dhe sjelljen në parlament të personave të inkriminuar.Partia Demokratike dhe mediat e pavarura kanë folur për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku dhe cëshjet e tij të hapura me drejtësinë belge.Edi Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse ishte shumë mirë i informuar për të kaluarën e deputetëve të tij, i ka njohur mirë ata, dhe prandaj i përzgjodhi, për të blerë votat, për të vjedhur votat, për të shantazhuar votuesit.Faktet e bëra publike sot vërtetojnë denoncimet e Partisë Demokratike për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku.Pas publikimit të këtyre fakteve shqiptarët pa dallim e shohin me sytë e tyre të vërtetetën tronditëse se Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme të fshehjes së dosjes së Frrokut, të pazareve me të, dhe përdorimit të tij në manipulimin e procesit hetimor.Në dritën e këtyre të vërtetave tashmë të konfirmuara zyrtarisht, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu, i cili ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë.