Vezë kontrabandë, AKU kontrolle në tregjet e Fierit për vulën e origjinës

Në të gjithë qarkun e Fierit po ushtrohen kontrolle në pikat e tregtimit të vezëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpjegon se kontrollet nisën pas informacioneve për futjen e vezëve kontrabandë në tregun shqiptar.Fier- Pas sekuestrimit të peshkut që tregtohej në rrugë, AKU ka shtrirë aksionin për kontrollin e të gjitha pikave të tregtimit të vezëve.AKU po ushtron kontrolle në terren në Fier, Lushnje dhe Mallakastër në supermarkete dhe tregje ushqimore, ndërkohë që nuk do të lejohen të shiten vezë trotuarëve të pavulosura apo të paçertifikuara.Kontrollet e AKU kanë qënë të vazhdueshme në tregje e dyqane, por nëpër trotuaret e Fierit ende shiten ullinj, vezë, prodhime bulmeti e peshki jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.