Lezhë, nxënësit e shkollës së mesme lënë orët e mësimit
Në Lezhë, është kthyer në një fenomen të zakonshëm që gjatë orëve të mësimit klasat të jenë të përgjysmuara me nxënës. Këta të fundit pothuajse çdo ditë lënë orët e mësimit, ndërkohë që për mësuesit kjo ndodh, pasi arsimi i mesëm nuk është i detyrueshëm. Largimi i nxënësve nga orët e mësimit është kthyer në një problem te zakonshëm në shkollat e qytetit të Lezhës.Ky fenomen është më i theksuar në dy shkollat e mesme "Kolin Gjoka" dhe "Hydajet Lezha".Gjatë një vëzhgimi të bërë në orarët e mësimit, vihen re shumë nxënës të cilët qëndojnë jashtë dhe nuk e frekuentojnë mësimin.Për Drejtoreshën e shkollës profesionale "Kolin Gjoka", Indrita Abdyli, kjo ndodh, pasi arsimi i mesëm nuk është i detyrushëm për nxënësit.Për largimin nga mësimi, ndikon edhe mossigurimi i ambienteve rrethuese të shkollave, ku siç mund të shikohet edhe nga pamjet, në gjmnazin "Hydajet Lezha" porta është e hapur dhe brenda ambjenteve te shkolles mund të hyjë dhe të dalë lirisht çdo njeri.