Vlorë, 18 vjet nga Otranto, familjarët e viktimave: Drejtësi për dhimbjen tonë
Të afërmit e viktimave të tragjedisë së Otrantos kanë bërë homazhe në Vlorë, në vendin ku 18 vjet më parë u nis drejt Italisë anija ushtarake, Kateri i Radit. Familjarët bën apel që t'u jepet fund sorollatjeve prej 18 vitesh, duke bërë drejtësi. Ata kërkojnë zbardhjen e tragejdisë dhe dënimin e përgjegjësve.Vlore-18 vjet më parë, në 28 mars të vitit 1997, 84 persona mes tyre gra e fëmijë të nisur nga Vlora drejt Italisë, në mënyrën më tragjike, përfunduan në thellësitë e ujrave të kanalit të Otrantos duke lënë pas dhimbjen, plagët e së cilës zor se mund t'i shërojnë kohë.Prej 18 vitesh, kjo ditë kujtohet prej familjarëve të viktimave, të cilët kërkojnë drejtësi.Për këtë nënë që humbi dy djemtë dhe bashkëshortin, ngushëllim i vetëm është zbardhja e tragjedisë.Më 28 Mars 1997, anija shqiptare "Kateri i Rades" me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake , "Sibilla". Si pasojë u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur.