"Shqipëri-Armeni", 320 efektivë për sigurinë, kontroll të rreptë tifozëve

Ditën e diel për ndeshjen Shqipëri-Armeni do të bllokohet aksi nga stadiumi tek rruga “1 maji”, segmenti nga Bashkia e Elbasanit tek shkolla Pedagogjike, sheshi para Pallatit të Sportit, etj. Rreth 320 efektivë do të jenë të angazhuar për mbvarëvajtjen e ndeshjes.Elbasan- Në prag të ndeshjes Shqipëri-Armeni, policia e Elbasanit njofton rrugët që do bllokohen, ndërkohë që rreth 320 efektivë do jenë në gadishmëri, pasditën e 29 marsit.Në lidhje me lajmet që qarkullojnë në rrjetet sociale për djegie të mundshme të flamurit shqiptar, Drejtori i policisë së Elbasanit saktëson se 150 tifozë armenë do ketë në “Elbasan Arena” dhe do të kontrollohen rreptësisht.Tifozët më herët ngritën shqetësimin se në Elbasan nuk gjendeshin bileta për të parë ndeshjen, ndërsa ata që kanë mundur ta kenë një të tillë duhet të jene 2 orë përpara fillimit të saj në “Elbasan Arena”.