Kuvendi i hap rrugën arrestimit të deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Nga PD voton Pro vetëm Doda

Përmes votimit të fshehtë, Kuvendi i Shqipërisë i hapi sot (26 mars 2015)   udhë arrestimit të deputetëve të qarkut të Shkodrës Tom Doshi dhe Mark Frroku por dhe kontrollit të banesave të tyre.Shumica dhe deputetja e PD-së Mesila Doda votuan në bllok me 80 vota autorizimin e Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e Tom Doshit dhe me 79 vota pro dhe vetëm 1 abstenim të Mark Frrokut. Votimi ishte i fshehtë.Lexoni dhe reagimin: Tom Doshi : Rames i intereson karrigia sesa një deputet në burgMark Frrokut: Kërkesa e akuzës denigruese. Kuvendi të mos i hapë rrugëNë votim, vetë kreu i kuvendit Ilir Meta, I akuzuar nga Doshi se pagoi për eleminimin e këtij të fundit dhe deputetit Fufi, nuk ishte i pranishëm. Po ashtu munguan edhe socialistët Pjerin Ndreu, Ledi Shamku dhe Fidel Ylli.Ndërsa opozita braktisi seancën në momentin e votimit dhe në sallën e Kuvendit qendroi vetëm deputetja Mesila Doda duke thyer vendimin e grupit .Doda shpjegon votën Pro: S’më mban peng askushPara votimit për gati 2 orë Kuvendi, ishte epilogu i një seancë të tensionuar dhe ndoshta nga më të vështirat me të cilat është përballur shumica, çka detyroi Vangjel Dulen të ndërpresë dy herë seancën.Opozita dhe shumica u përplasën që në nisje të seancës, që këtë herë drejtohej nga Vangjel Dule, pasi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta për të shmangur konflikin e interesit, kishte zënë vend në radhët e deputetëve të shumicës.Nga foltorja e Kuvendit, Meta akuzoi  Doshin për falsifikator dhe opozitën se po e mbështeste.Opozita kërkoi të lexohej raporti i anëtarëve të saj të Këshillit të Mandateve si edhe variantin e shkruar nga demokratët. Por shefi i qeverisë, që flitste në sallën e kuvendit, pas dy seancash heshtjeje për çështjen, kërkoi zbatimn e rregullores, duke u kundërshtuar hapur me kreun e kuvendit, Ilir Meta.Më pas sance u pushua për disa minuta, dhe palët u kthyen me një marrëveshje. Të dyja  shprehën qendrimet e tyre.PD deklaroi se ishte pro kërkesës por fillimisht duhej të merreshin provat dhe kërkoi shtyrjen me 48 orë të seancës për të respektuar sipas saj Rregulloren e Kuvendit. Ndërsa Kryeministri Rama deklaroi se nëse s'do të zbatohej rregullorja PS do  të braktiste sallën e Parlamentit.Përplasjet për cështjen Doshi vijuan edhe jashtë parlamentit. Ish-kryeministri Berisha këmbënguli për hetimin ndërkombëtar, duke akuzuar prokurorinë se fsheh prova dhe se maxhoranca po bën gjithçka për të fshehur provat. Por sipas dy përfaqësuesve të mazhorancës Balla dhe Vasili, opozita po mbron krimin përmes dy zëdhënësve Berisha dhe Topalli.Karrigia e deputeti Tom Doshi, ishte bosh. Ndërsa kristian demokrati Mark Frroku mbrojti veten për herë të fundit para kolegëve . Pasi dha shpjegimet e tij: Kërkesa e akuzës denigruese. Kuvendi të mos i hapë rrugë  u largua pa nisur votimi.Vetëm pas votimit, kryeministri Edi Rama, nga foltojra e kuvendit, iu përgjigj qendrimit të opozitës.  Vijë të kuqe për rregulloren e Kuvendit, opozita çetë që flet përçart[caption id="attachment_484549" align="alignnone" width="640"]Frroku Momenti i votimit per kerkesen e prokurorise per Mark Frrokun[/caption][caption id="attachment_484524" align="alignnone" width="640"]Momenti i votimit per kerkesen e prokurorise per Tom Doshin Momenti i votimit per kerkesen e prokurorise per Tom Doshin[/caption][caption id="attachment_484521" align="alignnone" width="640"]doda Mesila Doda ne kuvend[/caption] Pas ndryshimeve Kushtetuese të 2012 ky është rasti i parë që Parlamenti autorizon prokoruronin për arrestimin e dy ligjvënësve dhe kontrollin e banesës së tyre.Ja cfare ndodhi sot ne seance Ora 12: 39 Hapet votimi per kerkesen e prokurorise. Ora 12: 30 Edi Paloka lexon ne foltore vendimin e grupit PD:  "Vota jonë është pro por absolutisht  të gjitha këto fakte që u renditën këtu ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësja farse, të frikshme dhe skandaloze "Kuvendi shtyn për 15 minuta seancëKuvendi ndërpret punimet për 15 minuta kërkesë e grupit PS. Deputetët e opozitës u larguan nga Kuvendi pas paraqitjes së raportitOra 11: 55  Arrestimi, Frroku: Kërkesa e akuzës denigruese. Kuvendi të mos i hapë rrugëDeputeti demokristian Mark Frroku i kërkoi sot Kuvendit të mos pranojë kërkesën e prokurorisë për të kërkuar arrestimin dhe kontrollin e banesës së tij, duke e quajtur denigruese atë. Madje Frroku tha se mund të përbënte një precedent të rrezikshëm. Lexo me shume  duke KLIKUAR  KETU. Më pas Frroku u largua nga Kuvendi.[caption id="attachment_484482" align="alignnone" width="640"]mark frroku Në foto: Mark Frroku në kuvend, 26 mars 2015[/caption]Ora 11: 30 Jashte Kuvendit, Berisha: Duan të mbyllin skenarin ogurzi të Metës, Balla: Berisha i papunë, tani zëdhënës i Bamit[caption id="attachment_484471" align="alignnone" width="640"]berisha Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha pasi del nga kuvendi, 26 mars 2015[/caption]Ora 11:19 Seanca ndërpritet për 5 minutaRama- Dules: S'është klubi i oficerëve. Nëse s'respektoni rregulloren, PS tërhiqet Ora 11: 14  Rama- Dules: Respektoni rregulloren. Nëse shkeli rregulloren  PS do tërhiqet.  Nuk mund të lejojmë që cdo të enjte të ketë shfaqje të shëmtuar të denjë të shtëpisë së oficerëve.Berisha: Kjo është pjesë e intolerancës së plotë që mban në psiqikën e tij (flet për Edi Ramën)Ndërhyn Rama: “Thashethemet e klubit të oficerëve janë në shkelje të plotë të rregullores. Çdo të enjte po i japim një shfaqje si ajo videoja e kopshtit zoologjik. Mjaft me këtë teatër absurd.Replikon Dule: Institucioni i Parlamentit s’do bëhet më qesharak[caption id="attachment_484461" align="alignnone" width="640"]Në foto :  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 26 mars 2015 Në foto : Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 26 mars 2015[/caption]Ora 11: 10 Meta: Doshi falsifikator, PD i krijoi mundësi të mbrohet me 5 avokatëIlir  Meta: "Këtë falsifikator (flet per Tom Doshin) keni marrë përsipër ta mbroni. Merreni dhe nxirreni në fushatë edhe në Shkodër.  Dje I krijuat mundësi  mundësi të ketë 5 avokatë, dy privatë dhe 3 tuajët, deputetë të opozitës.Çfarë tha zëdhënësi i Tomës (flet për Berishën) për xhelatin apo xhelatët nuk kamv ërejtje as keqardhjeJu e dini shumë mirë se ekspozimi i çdo prove që është në hetim e bën provën të pavlefshme. Nëse është provë që e besoni nuk mund të bëhet publike sepse është e pavlefshme. Historia vazhdon kini durim se gjërat do zbardhen deri në fund."[caption id="attachment_484459" align="alignnone" width="640"]Në foto: Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në foltore të kuvendit, 26 mars 2015 Në foto: Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në foltore të kuvendit, 26 mars 2015[/caption]Ora 11:02 Rama: Ky nuk është klubi i shtëpisë së OficeraveReplikon Edi Rama me Dulen: Ky nuk është klubi i shtëpisë së Oficerave. Zoti Dule, respektoni rregulloren dhe ti japim fund historisë ku në parlament bëhemi dëshmitarë të  shkeljes së rregullores. Mendimet komentet ti bëjnë në Shtëpinë e Oficerave.Ora 11:00 Sali Berisha Dules:  Si e ndjen veten të ulesh në vend të Ilir Metës?Sali Berisha: “Si e ndjen veten të ulesh në vend të Ilir Metës. Je komod që të kanë ngarkaur një rol të një njeriu që është akuzuar për dy vrasje dhe në akt të pashembullt bllokon oparaqitjen e provës për faktin e vetëm se i ka dërguar në qeli Durim Bamit për ti thënë se unë të pres kokat e fëmijëve nëse thua të vërtetën. Nuk i mohohet deputetit kërkesa për provën. Kemi deklaruar qëndrimin tonë por jemi për marrjen e provës. Po bëhet gjithçka për të mbrojtur njeriun që ka paguar për vrasjeReplikon Dule: Po më sugjeroni të mos ushtroj detyrënOra 10: 50  Paloka: Qëndrimin e opozitës për raportin do ta japë deputeti Halimi Kreu i Grupi parlamentar i PD-së kundërshtoi raportin e hartuar nga këshilli i Mandateve, duke deklaruar se maxhoranca në raport kishte përfshirë dhe qëndrimin e opozitës."Sapo na erdhi raporti nga Këshilli i Mandateve i bërë nga shumica ku u përfshi edhe mendimin e opozitës. Qëndrimin e opozitës për raportin do ta japë deputeti Halimi" u shpreh Paloka.Meta në ulëset e Kuvendit,  i le drejtimin Dules Ora 10:40  Nis seanca plenare. Drejtohet nga Vangjel Dule. Sikundër në Këshillin e Mandateve, edhe seancën e sotme ku do të votohet kërkesa e prokurorisë për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku, Ilir Meta ka vendosur t’ia besojë drejtimin  e Kuvendit Vangjel Dules për shkak të konfliktit të interesit me ‘aferën Doshi’.Meta është i pranishëm në seancë, por ka zënë vend në një nga ulëset e Kuvendit.[caption id="attachment_484430" align="alignnone" width="640"]meta ulur Meta i ulur ne seance, 26 mars 2015[/caption]PD: Do jemi ne seancë por s'do marrim pjese ne votimOra 10:04 Grupi i Partisë Demokratike  vendos të mos marrë pjesë në votimin e kërkesës së prokurorisë.Vendimi u mor në mbledhjen e Grupit PD i cili u mblodh para fillimit të seancës parlamentare. PD do jetë në seancë për të deklaruar qëndrimin e saj rreth çështjes por nuk do të jetë në momentin  votimit.Në një prononcim për gazetarin Everest Dedaj, ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli mohoi që PD po mbron deputetin shkodran, duke e quajtur kërkesën e prokurorisë, urdhër politik, dhe duke shtuar se Tom Doshi duhej të ishte në burg për dosjet që PD ka dorëzuar në prokurori për të.Jozefina Topalli: “Askush nuk e ka luftuar Tom Doshin sesa PD. Tom Doshi duhej të ishte në burg për dosjet të cilat PD i ka çuar në prokurori. Të hapin ato dosje ato janë dosjet e krimit.  Ky i sotmi është urdhër politik që mbivendoset mbi çdo gjë. Tom Doshi duhet të ishte në burg për dosjet e PD-së të tjerat janë qesharake janë farsë. Ajo që po dëgjojnë shqiptarët është shokuese[caption id="attachment_484462" align="alignnone" width="640"]Në foto:  Deputetja Jozefina Topalli , 26 mars 2015 Në foto: Deputetja Jozefina Topalli , 26 mars 2015[/caption]Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në unanimitet, i mbledhur mbrëmë i ka sygjeruar parlamentit të pranojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.Mësohet se deputetët e majtë në Këshill i kanë dorëzuar kuvendit relacionin, ndërkohë që  dhe deputetët demokratë  kanë një relacion të tyre për kuvendin.Në relacionin e demokratëve do të theksohet fakti se pa doreheqjen e kryeparlemtarit Ilir Meta nuk mund të ketë hetim të plotë të kësaj ngjarje.Këshilli i hap rrugë arrestimit të 2 deputetëve. Doshi: Durim Bamin e kërcënuan. Nëse do fliste do i vrisnin fëmijët[metaslider id=484432]/Oranews.tv/