Tornado në Arkansas dhe Oklahoma, një i vdekur dhe disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2015, 10:20
Të paktën një njeri ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë të plagosur nga tre tornado të ndryshëm që kanë goditur një ditë më parë Arkansasin dhe Oklahomën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas autoriteteve të policisë më shumë se 60 godina janë dëmtuar, ndërsa operacionet e shpëtimit janë vështirësuar për shkak të rreshjeve të shiut dhe erërave të forta.Një pjesë e madhe e zonës ka mbetur pa energji elektrike ndërsa në një palestër më shumë se 60 vetë mbetën të bllokuar pas rrëzimit të çatisë.