Projekti për ujin e pijshëm, PD dhe PS bashkojnë votat

Uji i pishëm i ka bashkuar të majtët dhe të djathtët në Komisionin e Veprimtarrisë Prodhuese të cilët me votë unanime i kanë dhënë ok projektit mes Shqipërisë dhe Bankës Gjermane  për ndërtimin e 70 ujësjellsave që do të furnizojë më ujë 24 orë 75 000 banorë në zonat rurale të vendit."Paketa e financimit përbëhet nga disa donatorë, Banka Gjermane për Zhvillim e cila vjen në këtë paketë me 24 milionë euro dhe qeveria shqiptare përfshihet në këtë program me 4 milionë euro. Në total ne parashikojmë të furnizojmë me ujë rreth 75 mijë banorë në këtë projekt i cili do të zgjasë për 5 vjet. Qëllimi i p rojektet është të krijojmë ujësjellësa të vetëqëndrueshëmPor a është ky projekt i përshtatur me reformën territoriale."Studimi do të fillojë menjëherë sapo të jetë bërë reforma territoriale. Ne do të përshtatemi me njësite e re vendore sapo ato të jenë formuar.Ajo cfarë ka ngritur debate mes deputetëve në komision është fakti nësë janë kryer kontrolle në të gjithë vendin për ato zona që realisht kanë nevojë për ujsellsa të rinj në mënyrë që investimi të mos shkojë dëm."Ka inventarë që është investuar në zonën e Përmetit e supozojmë, po ku? se po ikën për  dy, për tre herë""Që javën tjetër unë do t'i kërkoj drejtorit të ujësjellësve që të presë një grup deputetësh që tw marrin informacion për investimet konkrete."Dy fazat e para të projektit tashmë kanë përfunduar, ndërsa faza e tretë ka një vlerë prej rreth 40 milionë eurosh e cila pritet të përfundojë brenda dy viteve.