SOROS: Shqipëria, vend origjine i drogave të forta

Zbulimi i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, që u konsiderua nga policia më i madhi në Ballkan, ka nxjerrë në pah  dyshimin se Shqipëria është vend origjine i drogave të forta. Faktet evidentohen në një raport studimor të SOROS, mbi "Krimin e Organizuar dhe vlerësimin e riskut".Andi Dobrushi: Krimi i Organizuar është një nga pikat më pak të trajtuara të investiguara në median tonë, që tregon se pavarësisht se kurioziteti është i lartë nuk gjenden të thëna cilësore mbi krimin e organizuar dhe nuk bëhen përpjekje serioze për gjenerimin e tyre. Shqipëria është një nga vendet më problematike në rajon sepse nuk kemi shumë informacion dhe nuk kuptojmë shumë mirë se çfarë lidhjesh ka brenda për brenda Shqipërisë.Por për  drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, raporti  nuk provon se Shqipëria është vend origjine për drogat e forta. Në fjalën e tij ai, kërkoi që që politika të mos influencojë në institucionet ligjore në vend.Artan Didi: Mendoj që ky rreth vicioz i duhet gjetur zgjidhja, dhe kjo është që organet e zbatimit të ligjit ti kemi sa më të pavarura, të kenë njerëz me integritet.Për Fabian Zhillën, drejtusei i njësisë kërkimore mbi studimin e krimit të organizaur, grupet kriminale përdorin të gjitha rrugët, si nga ajëri, toka dhe deti për ushtruar aktivitetin e tyre, ndërsa pas vitit 2011 shton ai, janë shtuar vrasësitFabian Zhilli: Pas 2011 vrasjet me pagesë po na shfaqin hapat e para të vrasjeve profesioniste.Në raport janë pasqyruar, trafikimi i drogave, trafikim i qenieve njerëzore, vrasjet me pagesë, trafikimi i armëve, gjobvënia , krimi kibernetik dhe pastrimi i parave.   Studimi u fokusua mbi veprimtarinë e paligjshme të krimit të organuzuar në vend si edhe përhapja e rrjeteve kriminale shqiptare në rajon e më gjerë.