Rusia zbulon planet për autostradën Europë-SHBA

Janë zbuluar planet për një korridor të ri të transportit me shpejtësi të lartë që potencialisht mund të lidhë Londrën me qytetet e SHBA-së përmes hekurudhës dhe autostradës.Ideja, e quajtur "Rripi i Zhvillimit Trans-Eurasian" (TERP) 12,400 milje, do të lidhë skajin më perëndimor të Rusisë me ngushticën e Beringut pranë Alaskës.Vladimir Yakunin, Kreu i Hekurudhave Shtetërore të Rusisë, tha në një takim të Akademisë së Shkencave të Rusisë që projekti mund të lidhë rrjetet ekzistuese dhe rrit fuqinë ekonomike globale.Ky projekt ambicioz përfshin edhe lidhjen me hekurudhën Trans-Siberiane apo ndërtimin e gazsjellësve përgjatë autostradës.Plani është zhvilluar nga shefi i transportit së bashku me rektorin e Universitetit Shtetëror të Moskës, Viktor Sadovnichy dhe akademiku Genadi Osipov.Krijuesit e këtij projekti shprehen se ndërtimi i tij do të kërkojë triliona dollarë, por insistojnë se përfitimet ekonomike që do të ketë Rusia, tejkalojnë çdo kosto.