Rikthehet në TKOB Inva Mula, tashmë edhe si regjisore

Inva Mula rikthehet në skënen shqiptare, këtë hërë jo vetëm në rolin e sopranos por edhe si regjisore e Operas "Pagliacci" që do të ngjitet në TKOB në muajin Maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operas Ilir Kerni.Deklaratat e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte "La Sylphide", në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit ndërsa sot në rolin e koreografit. Për të kjo është emocion i vecantë duke qënë se baleti ka brenda një histori dashurie dhe të gjithë balerinët e përzgjedhur për të janë të duhurit."La Sylphide" eshte nje balet romantik me muzike te Herman Lovenskiold dhe libret te Adolphe Nourrit dhe do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19.00