Hetimet mbi avionin e rrëzuar: Njëri nga pilotët nuk ishte në kabinë
Një prej dy pilotëve të avionit të kompanisë Germanëings që u rrëzua në Alpet franceze të martën ishte lënë jashtë kabinës.Zbulimi që rrit edhe më tepër dyshimet për mënyrën sesi ka ndodhur incidenti është bërë gjatë hetimeve.Në mesazhet zanore të regjistruara në kabinë dëgjohet piloti që bën përpjekje të dëshpëruara për t'u rifutur.Sipas “New York Times” një prej pilotëve, ende e paqartë nëse është kapiteni apo ndihmësi i tij, ishte larguar nga kabina dhe nuk ishte futur dot më brenda, pavarësisht përpjekjeve.Megjithatë, hetuesit francezë nuk janë ende në gjendje të nxjerrin përfundime paraprake mbi mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet.Drejtori i agjencisë hetuese të aviacionit francez, Remi Zhuti, tha se për këtë mund të duhen disa ditë, por për të arritur në përfundime të sakta, mund të nevojiten javë, madje dhe muaj.Deri tani, e sigurt është që avioni nuk ka shpërthyer në ajër dhe është përplasur me shpatin e malit. Avioni Airbus 320, që po udhëtonte nga Barcelona në Dyseldorf, kishte 150 vetë në bord, 144 pasagjerë dhe 6 pjestarë të ekuipazhit.Mes tyre, 72 gjermanë, 51 spanjollë, si dhe australianë, argjentinas, britanikë, amerikanë e të tjerë.