Florida, 13 vjeçari vret vëllain dhe veten pas sherrit për ushqimin

Një sherr mbi ushqimin ka bërë që një 13-vjeçar në Florida të vrasë vëllain e tij 6-vjeçar, të plagosë vëllain tjetër 16-vjeçar e më pas ka qëlluar veten.Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30 pasdite, me orën amerikane, në qytetin Hadson.Në deklaratën e policies thuhet se të tre vëllezërit po ziheshin gjatë darkës kur 13-vjeçari mori një armë dhe qëlloi vëllezërit, ndërkohë që ishin të vetëm në shtëpi në atë kohë.Sipas policisë nëna ishte në punë, ndërsa vëllai më i madh, 18-vjeçar, nuk ndodhej në shtëpi. Vëllai i plagosur u dërgua menjëherë në spital dhe mendohet se është jashtë rrezikut për jetën.Në raportin paraprak, policia e përshkroi ngjarjen si një makth të vërtetë, sidomos duke pasur paraysh moshën e fëmijëve.