Sarandë, 10 mijë rrënjë kanabis rriteshin në një plantacion të nëndheshëm

Një laborator i nëndheshëm i kultivimit të drogës është zbuluar në Sarandë, ku janë sekuestruar 10 mijë kubikë kanabis dhe në pranga janë vënë 7 persona.Sipas policisë kubikët e lëndës narkotike rriteshin në një hapësirë prej 1 mijë metra katrore dhe ndriçimi bëhej në mënyrë arificiale nëpërmjet llambave.Operacioni i koduar "Underground" u ndërmor pasditen e 25 marsit dhe zbuloi dhe sekuestroi një plantacion të nëndheshëm kanabis sativa në fshhatin Xarrë të Sarandë si dhe arrestimin e 7 personave:1. Fabjon Adhurim Ruko vjec 24 banues në , Strum Fier2. Eduart Xhevdet Kapaj vjec 32, banues nëlagjen "28 Tetori“ Vlore3. Sali Servet Lapardhaja vjec 53, lindur në Krujë dhe banues në Lezhë4. Fabjon Muharrem Dema vjec 19, lindur dhe banues Zhapokik Tepelenë5. Edisin Sali Hoxhaj vjec 26, banues në lagjen Margellic Patos6. Lad Ded Nikolla, vjec 44, banues Shenkoll Lezh,6 të arrestuarit akuzohen se ishin të punësuar për kultivimin dhe paketimin e lëndës narkorike.Ndërsa Eldion Dashnor Alushaj vjec 29, banues ne lagjen "Nr 1" Sarande, së bashku me babain e tij  Dashnor Alushi, 55 vjec banues Sarande, janë  pronarë të magazinës ku është gjetur lenda narkotike.Dyshohet se drejtonin së bashku këtë veprimtari kriminale[caption id="attachment_484220" align="aligncenter" width="640"]kanabisi ne sarande Në foto: Laboratori i drogës i zbuluar në Sarandë[/caption]