Dita Kombëtare e Greqisë, Ambasadori grek premton mbështetje për Shqipërinë
194 vite me parë Greqia u shpall vend i lirë. Dita kombëtare Helene është festuar edhe në Tiranë. Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Greqisë merrnin pjesë krerët më të lartë të shtëtit, politikanë, ambasadorë, trupë diplomatike e konsuj nderi.Ambasadori grek garantoi se Athina zyrtare është dhe do të vijojë të jetë mbështetëse e Shqipërise në rrugën e saj europiane, ndërsa inkurajon vazhdimin e reformave, duke theksuar se nuk janë thjesht kritere por program për zhvillimin e vendit.Leonidas Rokanas: “Marrëdhenie të thella dhe të forta kanë ekzistuar jo vetem midis Shqipërise e Greqisë por edhe midis 2 popujve për mijra vjet. Kjo marrëdhenie është jetësore, e vecante dhe e domosdoshme. Por gjatë muajve të fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar edhe për më mire, duke pasur vizita reciproke dhe një zhvillim me te mire te bashkepunimit tone.Një çështje e rëndësishme në lidhje me vendet tona është e ardhmja e Shqipërisë në BE. Ne duam të falenderojmë Shqipërinë për progresin e bërë drejt Bashkimit Evropian dhe gjithashtu inkurajojmë të vazhdoni reformat, sepse e ardhmja e Shqipërisë në BE do të jetë me përfitim për të gjithë, kështu që sa më shpejt të ndodhe aq më mire do te jetë. “Duke folur për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë ambasadori grek garantoi se ato rriten të forta dhe kjo tregohet me investimet që Greqia ka bërë në Shqipëri, vitet e fundit, pavarësisht krizës ka përfunduar ai.