Aksident në Lezhë, përplasen dy automjete, humb jetën 60-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth ores 00:45 te mesnates në Lezhë.Ngjarja është regjistruar në kryqëzimin e Shënkollit, në aksin rrugor Lezhë-Laç ku mjeti tip "BMV-X6 " me targë AA 002 JR ne tentative per te dale ne nje rruge dytesore i ka nderprere rrugen automjetit tip "Land-Rover"me targë LE8424A dhe eshte perplasur me te.Perplasja mes dy mjeteve ka qenë tepër e fortë, kjo edhe për shkak së fuoristrada po lëvizte me shpejtesi tejet të madhe dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit “Land-Roverit", 60-vjeçarit Dodë Lleshi, banues në lagjen "Varosh" të Lezhës.Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, Aleks Lala është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Lala, banues në njesinë Bashkiake nr.6 në Tiranë dhe po punon për kapjen e tij.Ndërkaq materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale “Shkelje e rreguallave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.