NATO: Rusia e paparashikueshme, po e monitorojmë me kujdes

NATO duhet të përgatitet për çdo të papritur nga Rusia, pas aktivizimit në gatishmëri të plotë të flotës detare ruse në rrethin Arktik.Gjatë një seminari në Uashington, shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg, tha se veprimet ushtarake të Rusisë po monitorohen me kujdes."Çdo shtet ka të drejtën të kryejë ushtrime ushtarake, edhe Rusia. Por lloji i stërvitjeve që po kryen Rusia janë shumë më agresive sesa normalisht. Prandaj jemi ndjerë të detyruar të rrisim sigurinë në lindje dhe prandaj kemi ngritur komanda rajonale në gjashtë vendeve aleate në Europën lindore".Mbi 45 000 ushtarë rusë si dhe avionë ushtarakë e nëndetëse kanë nisur stërvitje intensive pothuajse në të gjithë vendin, në një nga përballjet në distancë më të mëdha mes Rusisë dhe Perëndimit që prej fundit të Luftës së Ftohtë.Në Arktik, forcat ruse janë fare pranë kufirit me Norvegjinë, duke detyruar këtë të fundit të përforcojnë kufirin me 5000 trupa.Ndërsa forcat e amerikane kanë kryer stërvitje të përbashkëta në Poloni dhe Balltik, për të siguruar aleatët lindorë përballë kërcënimit rus.