Celula terroriste, flet i ati i Elvis Elezit: Djali im s'është terrorist. Nëse vërtetohet e vras vetë
Babai i Elvis Elezit ka hedhur poshtë akuzat që ngrihen ndaj djalit të tij për terrorizëm të arrestuar një ditë më parë.“Nëse djali im është terrorist atëherë unë heq dorë nga nënshtetësia italiane. Nuk mund të jetoj në një familje terroriste” thotë babai, Idajeti i cili jeton prej 20 vitesh në Itali"Im bir është një djalë shumë i mirë dhe për këtë vë dorën në zjarr. Por nëse është terrorist e vras dhe iki nga Italia, nga turpi" thotë Idajeti për Repubblica.itNdërsa Idajeti flet për mediat në Itali, Liliana nëna e 20 vjeçarit të arrestuar thotë se janë myslimanë, por jo praktikantë. Ato jetojnë në një apartament të vogël në qendër të Torineses. Liliana kërkon çdo ditë ndihmë te Caritas sepse burri i saj prej 5 muajsh është papunë.Me të vëllanë, Alban Elezin të arrestuar në Kavajë, si një prej organizatorëve të rekrutimit thonë se nuk flisnin prej vitesh."Akuzat ndaj djalit tim janë absurde. Nuk e kemi parë kurrë të bëjë gjëra të çuditshme, madje as të rrijë shumë në kompjuter. Jam i sigurtë se djali im nuk ka lidhje me këtë histori, dhe as ne. Jemi një familje e varfër, por e ndershme. Nëse kjo është e vërtetë unë heq dorë nga nënshtetësia italiane dhe iki"Sipas tij arrestimi ka ardhur thjesht sepse djali i tij ka komentur në facebook, por kjo sipas tij nuk mund të jetë një arsye për të ngritur akuzën e terrorizmit dhe për ta vënë në pranga atë.Policia italiane ka publikuar edhe foton e 4 personave të vënë nën arrest nën akuzën e krijimit të një celule terroriste që rekrutonte luftëtarë për shtetin Islamik për ti dërguar nga Italia dhe Ballkani drejt Sirisë. 20 vjecari Elvis Elezi u prangos në banesën e tij në Torino, ndërsa xhaxhai i tij Alban Elezi u arrestua pas urdhrit të Interpol Romës në Kavajë.Anas El Abboubi erdhi në Shqipëri në shtator 2013Gjykata e Brescias ka shpallur në kërkim edhe shtetasin maroken Anas El Abboubi, banor i Brescias i arrestuar në 2013, por më pas i lënë I lirë dhe aktualisht sipas policisë thuhet se ndodhet në Siri.El Abboubi akuzohet për “stërvitje me qëllime terroriste” . Sipas hetimeve El Abboudi ka qenë në Shqipëri më 6 shtator 2013 për instruksione dhe për tiu bashkuar grupeve xhihadiste në Siri. Hetimet kanë arritur të zbulojnë lëvizjet e shtetasit me origjinë marokene I cili në Siri ka emrin 'Abu Raëaha l'italiano'.