Deputetët kundër qeverisë: Ndryshimet në kodin doganor, absurd kur sapo u miratua kodi i ri

Hapja e “Duty free shops”  ose e dyqaneve që nuk janë përfshirë në taksa në pikat doganore tokësore dhe detare është kundërshtuar nga deputetët në komisionin e ligjeve. Drejtoresha e komanduar e doganave Irena Beqiraj ka prezantuar ndryshimet  në kodin doganor i  cili sapo është miratuar por që nuk është mirpritur as nga deputetët e maxhorancës.Irena Beqiraj: Mendohet se me rritjen e këtyre pikave do të kemi mundësinë ta shtojmë konkurueshmërinë në këtë fushë.Bashkim Fino: Të autorizojë dhe mund të mos e autorizojë, dmth po të dojë munë të hapi një “Duty free shops”  në një pikë kufitare, mund të mos hapi në një pikë tjetër. Nuk ka mundësi që të rritet turizmi nga “Duty free shops” .Pandeli Majko: Keni sjellë një ligj vetëm për hapjen e “Duty free shops”  dhe jo për mbylljen sepse normalishtNdërsa opozita e ka parë këtë ndryshim në kod si të dyshimtë.Deputeti demokrat ka ngritur pikpyetje mbi aferat që mund të vijnë pas këtyre ndryshimeve.Eduard Halimi: I ka shkuar në vëmendje dikujt që të hapim ca pika diku, dhe ajde të bëjmë ndryshime të ligjit. Qeveria duhet të jetë serioze. Gjithcka që na sillet sot është e pamenduar, e pastudiuar, pa asnjë argument.Komisioni ka miratuar gjithashtu edhe heqjen nga fondi pyjor të disa tokave që preken nga ndërtimi I hece-ve.Deputeti socialist  Dashamir Peza ka votuar kundër duke e cilësuar të rrezikshme për mjedisin.Dashamir Peza: Unë mendoj që ky nuk është një projekt që duhet mbështetur dhe do ta votoj kundër.Këto projektligje pritet të kalojnë për votim në seancën plenare të së enjtes.