Dekriminalizimi, Balla: Të përfshihen edhe persona të hetuar si Basha
Shumica ka dhënë sinjale se nuk do të pranojë amendamentet e opozitës për dekriminalizmin. Nënkryetarti i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i cilësoi propozimet të njëanshme dhe kërkoi që procesi të kalojë përmes asistencës së ndërkombëtarëve.Taulant Balla: Axhenda fillon me hapin e parë që është asistenca nga Komisioni i Venecias nga BE dhe propozimi im për përfshirjen e SHBA në këtë proces me konsulentë të domosdoshme dhe ekspertizë efikase. Të mos bëjmë shou mediatik me një propozim apo me dy propozime, por të bëjme një proces të rregult ligjor.Por një propozim Balla e pati:Taulant Balla: Unë mendoj se një pjesë e këtij procesi duhet të jetë adresimi i personave të hetuar por të pagjykuar, që është një problem tjetër i politikës shqiptare. Kemi rastin e Lulzim Bashës apo raste të tjera në politike që janë persona të hetuar, por për shkak të raporteve mjekësore apo lejeve të jashtë shtetit i janë shmangur drejtësisë.Këtë qendirm të parë të mazhorancës pas publikimt të propozimeve të tryre, demorkatët e cilësuan mungesë të vullnetit të shumicë për të realiozuar dekriminalizminOerd Bylykbashi: Ka bërë deklarime duke qenë në funksion dhe në detyrë, pavarësisht justifikimeve të tij. Ka bërë deklarime të cilat në fakt ngrejnë edhe njëherë pikëpyetje në lidhje me vullnetin e mazhorancës për të vazhduar me hap të sigurtë në këtë proces. Nuk mund të ketë asnjë justifikim apo alibi për shtyrje. Nesër do të jetë mbledhja e Komisionit, siç është rënë dakord, dhe nesër opozita do të bëjë propozimet e saj konkrete me amendamente konkrete për procesin e dekriminalizimit. Uroj që kjo e sotmja e z Balla të mos jetë pjesë e taktikave të deritanishme për zvarritjen e procesit. Një gjë është e sigurtë, ne do të ecim me hap të vendosur dhe nuk mund të ketë zgjedhje të 21 Qershorit pa përmbylljen e procesit të dekriminalizimit. Nëse z Balla ka vullnet duhet të na bashkohet pa asnjë hezitim. Ne jemi të gatshëm të marrim të gjithë eskpertizën por jemi të bazuar në eksperiencën më të mirë europiane dhe ndërkombëtare. E për rrjedhojë, çdo përpjekje tjetër si ajo e derisotme bashkë me shtyjen e sotme, nuk ka për ta ndaluar këtë proces edhe sikur e gjithë kjo të jetë shenjë e dukshme e frikës së e z Rama për të bërë dekriminalizimin.Paketa e demokratëve për derkiminalizmin parashikon ndëryrje në disa nenr të kushtetutës. Demokratët propozojnë ndërprejn e mandait të gjithë zyrtarëve që pas mekanizmave që vlerësojnë se ata janë përfshrië në krim të organizuar.