Kërkesa për arrestimin e Doshit, Dule: Çështje proceduriale e Kuvendit

Gjirokastër-Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule, e ka cilësuar proceduriale kërkesën e prokurorisë drejtuar kuvendit për mandatin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.Vangjel Dule: Është një çështje e cila do të marri rrugën e vet me vendimin e Këshillit të Imunitetit, Rregullores dhe mandateve dhe më pas me votën e çdo anëtari të ParlamentitNga derviciani i Gjirokastrës, ku kreu i PBDNJ, u takua me strukturat e kësaj partie, njoftoi se bashkëpunimi para dhe paszgjedhor do të bëhet në varësi të ngjashmërisë së programeve. Nëse nuk ka do dalim me kandidaturat dhe programet tona tha dule.Vangjel Dule: Një forcë si PBDNJ, me një identitet të veçantë, të fortë të provuar gjatë 24 viteve të aktivitetit të vet politik nuk është e vështirë të orientohet edhe në situatat më të ndërlikuara. Po përgatitemi intensivisht për zgjedhje. Zgjedhjet për pushtetin vendor nuk janë të së njëjtës natyrë me zgjedhjet për pushtetin qëndror ose me zgjedhjet parlamentare. Kemi të bëjmë më 61 realitet të ndryshme, mund të jenë të ngjashme por me vecoritë e tyre specifike. Duhet të përgatitetet ekipi i kandidatëve  për këshilltarë, të cilët do të jenë njohës të këtyre vecorive dhe të cilët do të jenë në gjendje të kenë ide për administrimin e këtyre realiteteve lokale. Jemi në përfundim të kësaj sfide si parti dhe në të njëjtën kohë të përgatitjes së kandidatëve për krerë të atyre bashkive ku ne kemi pretendime serioze për të qenë fitues. Nëse me forca të caktuara politike do të kemi konvergim qëndrimesh për njësi të veçanta të pushtetit lokal siç ato janë krijuar pas reformës administrative, natyrisht që do të ketë bashkëpunim, në rast se nuk do të kemi përputhje të tilla qëndrimesh dhe programesh do të kandidojmë më programin dhe kandidaturat tona.